Jennifer Lopez e mahnitshme në fotot e reja (Foto)

Jennifer Lopez me të vërtetë po shijon ditët më të mira, si në karrierë, ashtu edhe në shëndet, me trupin e saj që nuk e ka asnjë të metë. Ajo këtë herë ka treguar linjat e përkryera të trupit dhe barkun e tonifikuar në fotot...

724 1

Jennifer Lopez me të vërtetë po shijon ditët më të mira, si në karrierë, ashtu edhe në shëndet, me trupin e saj që nuk e ka asnjë të metë.

Ajo këtë herë ka treguar linjat e përkryera të trupit dhe barkun e tonifikuar në fotot e reja për reklamën e ‘BodyLab’, firmë që prodhon pajisje fitnesi dhe produkte për femra.

Lopez ditët e fundit ka lansuar librin e saj autobiografik ‘True Love’ të cilin po e promovon gjithandej ndërsa në këtë foto sesion ka thënë:

‘Jam shumë e lumtur që i jam bashkuar familjes së ‘BodyLab’, pasi që ata prodhojnë produkte shumë të mira për shëndetin e femrave dhe unë gjithmonë jam munduar të inspiroj femrat që të kujdesen më shumë për trupin dhe shëndetin e tyre’.

 

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article