Ja çfarë thotë Calvin Harris për Rita Orën

“Nuk e kam parë që nga marsi. Është një gjë e mahnitshme, e mrekullueshme”. Kështu ka thënë DJ me famë botërore, Calvin Harris, kur është pyetur për ndarjen me Rita Orën. “E kam thënë edhe më herët, ndarja thjesht të largon stresin. Është gjë shumë...

1169 0

“Nuk e kam parë që nga marsi. Është një gjë e mahnitshme, e mrekullueshme”. Kështu ka thënë DJ me famë botërore, Calvin Harris, kur është pyetur për ndarjen me Rita Orën.

“E kam thënë edhe më herët, ndarja thjesht të largon stresin. Është gjë shumë e bukur”.

Pasi u ndanë, skocezi e ndaloi Ritën që të performojë “I will never let you down” – këngë e shkruar nga ai – për të cilën ai ka deklaruar me anë të një postimi në Twitter se “ka një arsye shumë të fortë”.

“Pasi që u hodhën akuza të panumërta ndaj meje, mendova se duhet të them diçka që t’i ndalojë fjalët”, tha Calvin kur u pyet për këtë postim, raporton koha.net.

Pavarësisht komenteve të Calvin Harris, Rita së fundmi ka thënë se ai ishte “personi i duhur në kohë të gabuar”.

Pas romancës me Ritën, Calvin ka thënë se nuk ka në plan që të lidhet me persona të famshëm në të ardhmen.

Thashethemet më të fundit thonë se ai është i lidhur me modelen Aarika Wolf, por asnjëri nga ta nuk i kanë konfirmuar zyrtarisht këto fjalë.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article