De Biasi i përgjigjet Alban Mehës
📑 Table of Contents ▾
Gianni De Biasi ka sqaruar edhe një herë pse nuk e ka ftuar në Kombëtaren shqiptare Alban Mehën, për dy ndeshjet e radhës miqësore ndaj Francës dhe Italisë.
Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka treguar arsyeje pse nuk e ka ftuar në ekipi Alban Mehën, për dy ndeshjet miqësore ndaj Francës dhe Italisë.
Mesfushori kosovar ka mbetur i habitur nga vendimi i italianit, derisa edhe skuadra e Paderbornit është befasuar se si futbollisti i tyre ka mbetur jashtë ekipit, pasi tani gëzon formë të mirë.
”Kur kanë kaluar 11 ndeshje nga kampionati Gjerman, Meha nuk ka luajtur në 5 të parat, ndërsa në të gjashtën u aktivizua vetëm 12 minuta. Kur e grumbullova për Danimarkën dhe Serbinë e kuptova që nuk ishte në kondicionin e duhur fizik”, ka deklaruar De Biasi.
“Tani po luan në vazhdimësi dhe ka shënuar një gol por nuk besoj se është në gjendje të mirë me vetëm 150 minuta aktivizim. Meqë këto janë dy miqësore mendova për të mirën e klubit, lojtarit dhe kombëtares por dikush te Paderborn është ankuar. Gjithsesi ky është problemi i tyre”, theksoi ai.
Related Stories
Ballina
Zyrtare: Microsoft prezanton Lumia 535
Telefoni i parë i mençur që bazohet në Windows Phone dhe e mban emrin e Microsoft tani është…
Ballina
12 tips and tricks to help you get started with your new Moto X
The Moto X may not enjoy the popularity of, say, Samsung’s Galaxy line, but it can do what…
Ballina
Sorry, folks: Samsung’s curvaceous Galaxy Note Edge is a ‘limited edition concept’
Samsung’s Galaxy Note 4 phablet is barreling towards release, but amid all the talk aboutthe phone’s preorders and…
