Tani, drejtori i T-Mobile në SHBA, John Legere ka zbuluar disa informacione të reja në lidhje me kërkesën për fabletin iPhone 6 Plus, dhe sipas tij kërkesa për pajisjen është shumë më e lartë se sa pritej.
Legere nuk dha asnjë detaj mbi kërkesën aktuale për fabletin e parë të Apple, edhe pse ai ka thënë se kompania ka pritur që kërkesat për iPhone 6 të përbëjnë rreth 75 deri në 80 përqind, dhe kërkesat për iPhone 6 Plus të jenë në mes 20 deri 25 për qind, nga totali i njësive të shitura të modeleve të reja të iPhone.
Kërkesa aktuale për iPhone 6 Plus, pas lansimit në T-Mobile ka qenë shumë më e lartë, ose rreth 45 për qind e totalit, ndërsa kërkesa për modelin e pajisjes së mençur me ekranin më të vogël, iPhone 6, në rreth 55 për qind.
Apple ende nuk ka zbuluar ndonjë shifër specifike të shitjes për iPhone 6 Plus, edhe pse deri më tani, nga burime dhe raporte të ndryshme anembanë botës, dihet se iPhone 6 është model më i kërkuar i telefonit.
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…
Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…