Categories: BallinaTeknologji

Nokia do të rikthehet, në Android?

Nokia thuhet se do të kthehet në tregun e telefonave mobil së shpejti. Mirëpo, lajmi që po qarkullon për një kohë tashmë, dhe që e bën ngjarjen shumë interesante, është paralajmërimi jozyrtar i kompanisë finlandeze që thotë se Nokia do të kthehet në treg me modele të telefonave të mençur që do të bazohen në sistemin operativ Android.

Megjithatë, emri i telefonave të kompanisë finlandeze mund të mos jetë Nokia, kur dihet se sipas marrëveshjes me Microsoft, emri i Nokia’së nuk mund të përdoret nga kompania evropiane për telefona të mençur mobil edhe për më shumë se 10 vjet.

Sipas burimeve të një medium kinez thuhet se ekipi i zhvilluesve në Nokia është duke punuar në modelin e ri të telefonit, N9, që do të bazohet në Android, edhe pse i njëjti sigurisht se nuk do ta ketë as emrin e as logon e kompanisë Nokia.

Nokia N9 ka qenë një telefon interesant në të kaluarën, i cili është bazuar në sistemin operativ të kompanisë, të quajtur MeeGo OS, që dukej si një version i thjeshtë i Android’it të sotëm.

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 – Parandalimi i fejesave te hershme

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…

6 years ago

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…

6 years ago

Tradita e hasjanëve për bukë – Video

Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…

6 years ago

Shiko Tv Shqip Online – Radio Hasi Thate

Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…

7 years ago

Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)

Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…

10 years ago

Fshati i bukëpjekësve

Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…

10 years ago