Categories: BallinaTeknologji

iPhone 6 më i shitur se Note 4, edhe në vendlindjen e Samsung

Modelet e rejta të telefonave të Apple, iPhone 6 dhe 6 Plus kanë filluar shitjen me para-porosi që nga e premtja e kaluar, dhe tani sipas një raporti të ri thuhet se para-porositë për telefonat e kompanisë amerikane janë më të mëdha sesa ato të fabletit të ri të Samsung, Galaxy Note 4, edhe pse kompania aziatike është në vendin e saj të origjinës.

Sipas detajeve të zbuluara nga operatorët kryesor të telefonisë mobile në Korenë e Jugut thuhet se kërkesat e përdoruesve për modelet e reja të pajisjeve mobile të Apple, iPhone 6 dhe 6 Plus tashmë i kanë tejkaluar ato të Samsung, përkatësisht fabletit të ri të kompanisë, Galaxy Note 4.

KT Corp ka arritur të shesë më shumë se 10 mijë njësi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus me para-porosi, që në minutën e parë të lëshimit në shitje, ndërsa pas 30 minutash, kompania tha se ka shitur më shumë se 50 mijë njësi të telefonave të rinj të Apple.

Në anën tjetër, LG Uplus ka thënë se ka shitur 20 mijë njësi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus në 20 minutat e parë, ndërsa SK Telecom, që është operatori më i madh në Korenë e Jugut nuk ka dhënë detaje për shitjet e saj, edhe pse kanë thënë se e kanë shitur sasinë e parë të pajisjeve të reja të Apple.

Korea e Jugut është tregu vendor për Samsung, dhe natyrisht se pritej që pajisjet e kompanisë koreane të shiten më shumë sesa modelet rivale, por sipas të dhënave, në këtë treg po ndodhë e kundërta.

Në fundjavë është thënë se Samsung ka shitur 4.5 milion njësi të Galaxy Note që 4 në muajin e parë, ndërsa Apple njoftoi se ka arritur të shesë 10 milionë njësi të iPhone 6 që në fundjavën e e tyre të parë, pas lansimit në treg.

Do të jetë interesante të shihet se sa shumë iPhone 6 dhe 6 Plus do të shiten në Korenë e Jugut në muajin e parë, edhe pse momentalisht duket se pajisjet e Apple mund të përfundojë si më të famshme sesa fableti i Samsung, Note 4.

admin

View Comments

Share
Published by
admin

Recent Posts

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 – Parandalimi i fejesave te hershme

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…

6 years ago

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…

6 years ago

Tradita e hasjanëve për bukë – Video

Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…

6 years ago

Shiko Tv Shqip Online – Radio Hasi Thate

Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…

7 years ago

Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)

Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…

10 years ago

Fshati i bukëpjekësve

Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…

10 years ago