Categories: BallinaTeknologji

Shfaqen pamje të reja të Meizu MX4 Pro

Javëve të fundit është folur shumë për modelin e ri të telefonit, Meizu MX4 Pro, ndërsa tani në internet janë shfaqur edhe disa pamje të reja të modelit të ri të telefonit, bashkë me disa nga karakteristikat kryesore.

Meizu MX4 Pro thuhet se do të vijë me ekranin prej 5.5 inç në Quad HD dhe rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve, dhe procesorin me 8 core Samsung Exynos 5 në 2GHz.

Karakteristikat tjera të MX4 Pro përfshijnë edhe 3G RAM dhe 16GB memorie të brendshme, si dhe dy kamerat, në të dyja anët e pajisjes, që mund të cilësohet fablet, për shkak të madhësisë së ekranit.

Në pjesën e përparme, Meizu MX4 Pro sjell kamerën me 5MP, ndërsa në anën e pasme, fableti pritet të sjell kamerën shumë të fuqishme me 20.7MP në Sony Exmor RS që mundëson incizimin e videove në 4K.

Pajisja pritet të sjell edhe Android 4.4.4 KitKat dhe ndërfaqen e Meizu’së, Flyme 4 OS, bashkë me rrjetet WiFi, Bluetooth dhe 4G LTE.

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 – Parandalimi i fejesave te hershme

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…

6 years ago

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…

6 years ago

Tradita e hasjanëve për bukë – Video

Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…

6 years ago

Shiko Tv Shqip Online – Radio Hasi Thate

Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…

7 years ago

Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)

Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…

10 years ago

Fshati i bukëpjekësve

Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…

10 years ago