Huawei prezantoi smartphonin Ascend GX1

Huawei prezantoi zyrtarisht telefonin inteligjent Ascend GX1, një pajisje Android e cilësisë së lartë. Telefoni GX1 mund të blihet në Kinë, ku kushton 255 dollarë, dhe më vonë do të vijë edhe në tregje të tjera. Ky telefon përmban ekran 6 inç me rezolucion 720...

1168 0

Huawei prezantoi zyrtarisht telefonin inteligjent Ascend GX1, një pajisje Android e cilësisë së lartë. Telefoni GX1 mund të blihet në Kinë, ku kushton 255 dollarë, dhe më vonë do të vijë edhe në tregje të tjera.

Ky telefon përmban ekran 6 inç me rezolucion 720 pikselë IPS dhe proporcion të ekranit me trupin me 80.5%. Samsung GX1 fuqizohet nga procesori Snapdragon 410 me arkitekturë 64-bit dhe shpejtësi 1.2 GHz. Ai ofron lidhjen LTE, NFC, dy vende për karta SIM, kamera të pasme 8 megapikselë me blic LED dhe kamera ballore 2 megapikselë. Ka edhe 8GB hapësirë të brendshme, që mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, si dhe 1GB RAM.

Përmasat e këtij telefoni inteligjent janë 161 x 84.5 x 9.2 mm, peshon 173 gramë dhe ka bateri me kapacitet 3500 mAh. Huawei po e shet këtë telefon inteligjent në dyqanet e saj në internet për 255 dollarë. Për momentin ky telefon ofrohet vetëm në ngjyrë të bardhë.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article