“Hasi i thatë i kanë pasë thanë…”

TIRANE- Një udhëtim në skajin e mrekullueshëm verilindor të vendit. Hasi, në kujtesen tonë daton që në fëmijërinë e hershme, të një kënge që këndohej rëndom dasmave apo në aktivitete të ndryshme kulturore. Por, emrin e këtij regjioni të hershëm të Shqipërisë së Epërme, ma...

830 0

TIRANE- Një udhëtim në skajin e mrekullueshëm verilindor të vendit.

Hasi, në kujtesen tonë daton që në fëmijërinë e hershme, të një kënge që këndohej rëndom dasmave apo në aktivitete të ndryshme kulturore. Por, emrin e këtij regjioni të hershëm të Shqipërisë së Epërme, ma nguliti për të mos e harruar, emri i një poeti brilant, nga këto anë, adhurues i poezisë së tij, të quajtur Bajazit Cahani.

E kështu Hasi hyri në kujtesen time si një pjesë e vendlindjes. Nuk di pse kanë mbetur ende vizionet e rinisë së hershme dhe pengu për të shkruar diçka për Hasin, ndaj vendosa të lëçit këto radhë edhe për diçka tjetër: Pak është shkruar e folur për Hasin e hasjanët, për kryeqendrën e tij, Krumën, ndonëse është pëllëmbë e histori…

Hasi është rrethi i 36-të në territorin e Shqipërisë,  21000 banorë zyrtarisht, sipas regjistrimit të  vitit 2004, ndonëse kanë ndikuar edhe këtu migrimi dhe emigrimi, si kudo veçanërisht në veri, duke pakësuar numrin e popullsisë së këtyre anëve. Gjithashtu Hasi ka një siperfaqe prej 374 km2 me qendër administrative Krumën. Hasi, si njësi administrative, në veri dhe në lindje kufizohet me Drinin e Bardhë dhe degën e tij Erenikun, që e ndajnë nga krahina e Rekës dhe Podrimjes. Kurse në jug dhe perëndim  Hasi kufizohet me Lumën dhe Malëziun. Në veri-perëndimi kufizohet nga përroi i Skatinës , që është edhe kufiri me rrethin e Tropojës.

Sipas të dhënave historike dhe historianëve lokalë, Hasi në shekullin  XVII-të  njihet edhe me një emër tjetër si Shulla. Pjetër Mazreku (1586-1637) në shkrimet e tij, përmend Shulla ose Has dhe shkruan  se në këtë zonë jetojnë një numër i madhe shqiptarësh muslimanë. Ndërsa Sulejman Pulaha e lidhë emrin e krahinës me ndarjet administrative të perandorisë osmane në Nahije dhe Hasëve në  shekullin e  XV-XVI-të.

Historia  e krahinës së Hasit, sipas burimeve të ndryshme mendohet të jetë vend i origjinës së Kastriotëve.  Luçari (1605 ) dëshmon se Kastrioti dhe Mazreku kishin origjinën nga krahina e Hasit afër Lumit Drin . Pjetër Bogdani, prift katolik , studiues dhe shkrimtar, ishte nga Hasi, autor i  veprës ,  “Çeta e Profetëve” 1657. Kjo vepër mbetet një gur themeli i gjuhës së vjetër shqipe. Më 1913  nga Konferenca e Londrës, Hasi u nda në dy pjesë, i cili sipas kronikave të kohës, ishte 645 km2. Në vitin 1921 Hasi bënte pjesë në prefekturën e Kosovës, ku përfshiheshin edhe Kukësi e Tropoja, e që njihnin si qendër Krumën  deri me 1925. Aktualisht Hasi është i ndarë në dy pjesë, rreth 271 km katror, apo mbi 40 përqind shtrirje territoriale, ndodhet në Gjakovë dhe Prizren të Kosovës.

KRUMA E ETUR PËR ARSIM
Që në vitin 1922 u hap shkolla shqipe në Krumë. Ndërsa në vitin 1923, sipas dokumeteve të kohës, në Krumë u krijua Shoqëria Arsimore “Shkelzeni” e cila hapi kurse për zhdukjen e analfabetizmit, megjithëse në Krumë kishte shtëpi dhe xhami që shërbenin në  atë kohë si qendra  ku mësohej gjuha shqipe.

Në shkurt të vitit 1922 Bajram Curri i shkruan letër ministrisë së Arsimit të  asaj kohe për hapjen e shkollave shqipe në Has e Lumë. Internati u transferua nga Kolegecaj në Has me vendosjen e këtyre institucioneve Kruma kishte marrë formën e plotë si  qendër e prefekturës së Kosovës që në vitin 1921. Krijimi i Shoqërisë Arsimore “Shkëlzeni”, me ndihmën e shumë intelektualëve të kohës, kishte si qëllim  përhapjen e arsmit ,kulturës dhe të mësohej historia e popullit . Ky institucion, si pjesë  e trashëgimisë kulturore , sot muze etnohistorik, mësuan shumë të rinj të atyre viteve, si nga Kosova, Kukësi, Tropoja dhe Hasi.

SHPATET E PASHTRIKUT,TË VIZITUARA NGA TURISTËT
Kësaj zone  i është dhënë përparësi për të zhvilluar turizmin, kjo e shpallur edhe me  vendim të Këshillit të Ministrave. Pashtriku është përmendur edhe nga shumë njerëz të dijes në shkrimet e tyre duke filluar nga Pjetër Bogdani e deri në ditët e sotme. Pashtriku, maja më e  lartë e krahinës së Hasit, nga e cila mund të shijosh pamjet mahnitëse.

Nga Pashtriku mund të shikosh Hasin  e Shqipërisë, Hasin e Gjakovës dhe Hasin e Prizrenit. Eskursionet, shëtitjet në shpatet e Pashtrikut janë për çdo turist vendas apo të huaj, një përshtypje që shkruhet në mendjen e seicilit. Të gjithë këto elementë i bëjnë të pasura, të vizituara, të shenjta shpatet e Pashtrikut .

PASURITË NËNTOKËSORE TË HASIT
Në Has ka disa objekte minerale  me rreth 3 milionë  tonë rezerva kromi me përmbajtje 30-32 %  dhe në trupa të veçantë me mbi 40 %. Në këtë rreth ka dhe objekte të tjera si në Gajrep, Gzhime, Perollaj, Maç, etj., ku njihen edhe rreth 300 mijë  tonë rezerva me mineral kromi. Përveç perveç mineralit të kromit, janë të njohur dhe mjaft objekte të bakrit, kuarcit, si në masivin Gabror të kaptinës në zonën Nikoliq 1 dhe 2 me rreth 2 milionë  tonë rezerva, Golaj me një milionë  tonë.

Gjithashtu edhe në shkëmbinjtë në Helshan janë takuar një sërë objektesh, trupash mineral bakri si dhe Spas e Kosturr. Pasuritë nëntokësore të këtij rajoni kanë nisur të shfrytëzohen në vitet ’30 të shekullit të kaluar nga italianët. Banorët, por edhe specialistët thonë se nëntoka ende nuk është prekur.

HASI SOT…

Edhe në Has ndryshimet janë të dukshme. Tashmë vargjet e këngës të vendosura jo pa qëllim si titull i këtij reportazhi, i përkasin të shkuarës prej dekadash, por ne e sollëm si një kujtesë për brezat që historinë mos ta harrojmë. Edhe nga Hasi, si kudo veçanërisht nga zonat veriore, lëvizjet masive për në zonat urbane, kanë ndikuar në aspektin demografik. Në bashkinë Krumë dhe në komunat e Hasit, papunësia është shqetësuese, si kudo në prefekturën e qarkut Kukës janë kryer investime në qytetin e Krumës, e në disa komuna, veçanërisht në infrastrukturën rrugore, po akoma mbetet që në këto zona të thella të vënë dorë shteti.

Një shembull që nuk ka nevojë për komente, mund ta citojmë, për t’u marrë në konsideratë nga organet përkatëse. Për të vajtur në prefekturë, banorët e Tropojës kalojnë në 8 vendtakime doganash nepër Kosovë, e kjo vetëm për pak metra rrugë të pameremetuar dhe asfaltuar në aksit rrugor Bajram Curri-Krumë-Kukës.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article