HASI I PRIZRENIT ME DY MANIFESTIME KULTURORE

Nga Nikollë Kërhanaj – Zym Një përkujtim historik: Hasi dikur i ndarë historikisht, gjeografikisht ashtu edhe ekonomikisht, i përngjante një oaze të mbyllur në njërën anë me lumin Dri dhe në anën tjetër me malin e lartë Pashtrik (1986m), pa rrugë e pa ujë të...

1916 0

Nga Nikollë Kërhanaj – Zym

Një përkujtim historik:

Hasi dikur i ndarë historikisht, gjeografikisht ashtu edhe ekonomikisht, i përngjante një oaze të mbyllur në njërën anë me lumin Dri dhe në anën tjetër me malin e lartë Pashtrik (1986m), pa rrugë e pa ujë të rrjedhshëm sipërfaqësor.

Hasjanët kishin dy korridore udhëtimi: njëri korridor për Prizren që duhej të kalonin Drinin me trap (trup druri i trashë e i thelluar në mes të trupit) dhe korridori i dytë për në Gjakovë ku poashtu kalohej Drini me trap ose me “Rrëshiqa” (katër rrëshiqa të fryerë mbi të cilët vendosej një trinë e thurur me thupra shelgu). Gjendje kjo e cila përshkruhej nga disa misionarë Italian në vitin 1896 që vizituan Zymin.

Shkolla – vatër e kultures:

Me hapjen e shkollës së mesme në Zym (1971/72) u krijuan kushte e rrethana të reja sepse shkolla afroi kuadro arsimtarësh, u krijuan gjenerata të reja të cilat sollën edhe ide të reja si për Zymin ashtu edhe për Hasin në përgjithësi.

Në vitin 1972 SHKA “Katarina Josipi”, e themeluar më 04 maj 1970, me Frrok Kristajn-kryetar, organizuan Revistën (Festivalin) e programeve kulturore-artistike të shkollave të Hasit dhe shoqërive kulturo-artistike (për t’u bërë regjionale) në Zym, ku morën pjesë Zymi,Lugishta e Ramaja. Në vitin vijues (1973) mori pjesë edhe Shkolla dhe Rinia e fshatit Gjonaj (dy programe)

Krahas SHKA-së “Katarina Josipi” më 10 janar 1971 u formua edhe Klubi letrar “Shtjefën Gjeçovi” që vepruan harmonikisht si në Zym ashtu edhe në tërë Hasin.

Tash dy manifestime: Festivali folklorik “Hasi Jehon” në Gjonaj dhe manifestimi letrar “Takimet e Gjeçovit” në Zym

Në festivalin folklorik “Hasi Jehon” në Gjonaj , rregullisht ka marrë pjesë edhe SHKA (tash: Ansambi etno-kulturor) “Katarina Josipi” me ç’rast është paraqitur denjësisht. Ky Ansambël për 48-vjet të veprimtarisë ruajti të mirat material e kulturore të veshjes dhe raportet kulturore brënda këtij etniteti në rrafshin horizontal edhe në atë vertikal, si: veshjen si organizëm i mirë me veçori e nuanca të veçanta e specifike kombëtare, fetare, regjionale, të moshave, koloriti, kombinimi i ngjyrave (kuq e zi, verdh (sari), kaltër e ngjyrë bimësh etj). Ruajti statusin dhe pozitën shoqërore e sociale, shprehet fantazia, imagjinata, simbolika e magjika. Morfologjia e veshjes, mënyra e veshjes (kokës, gjoksit, brezit,- e pjesëve tjera). Materiali i përdorur për brez apo grup-moshat si në raste solemne ashtu edhe për mort-e – zie (ngjyrë e errët) dhe punimi i ngjyrave vetanake. Lojërat dhe argëtimet popullore me rite të ndryshme popullore etj.

Për të gjitha këto elemente, Juria profesionale e festivalit (“Hasi Jehon”-2013) vendosi që Ansamblin etno-kulturor ta vlerësojë si ekip me veshje complete, autoktone e harmonike si në veshje ashtu edhe në kërcime popullore në mënyrë harmonike. Njëherit, Juria ia ndau edhe shpërblimin tradicional me çmimin “Lahuta” për vendin e tretë – traditë të cilën do ta vazhdojë.

Këto shpërblime janë stimulim për punën e mëtejme për ruajtjen e trashëgimisë etno-kulturore e cila çdo vit është duke humbur sepse popullata kurbetçare nuk është në gjëndje për ta ruajtur, por, megjithatë, femrat edhe në kurbet e aplikojnë në dasmat e organizuara kudo që punojnë, për çka i përgëzojmë !

Manifestimi i dytë:

Manifestimi letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit” është manifestimi i dytë i cili organizohet në javën e dytë të tetorit, rreth gjashtë muaj pas atij “Hasi Jehon” në Gjonaj që organizohet në javën e parë të muajit maj. Janë këto dy manifestime të kulturës që mbushin gjithë boshllëkun vjetor me pjesëmarrjen masive të krijuesëve letrarë e folkloristët te të gjithë trojeve shqiptare për të këmbyer përvojën kulturore gjithëkombëtare.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article