Haradinaj: Krasniqi po i bën nder kombit

Numrin dy të botës në kategorinë gjysmë të rëndë, Haxhi Krasniqi, e ka uruar edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj shkruan se Haxhi Krasniqi ashtu si dhe shumë sportistë të tjerë të njohur, po i bën nderë Kosovës dhe kombit...

876 0

Numrin dy të botës në kategorinë gjysmë të rëndë, Haxhi Krasniqi, e ka uruar edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj shkruan se Haxhi Krasniqi ashtu si dhe shumë sportistë të tjerë të njohur, po i bën nderë Kosovës dhe kombit tonë në botë.

“Duke shpresuar fuqishëm në sukseset e tij të radhës, i dëshiroj shëndet dhe punë të mbarë. Urime dhe suksese!” ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Të shtunën në mbrëmje, numri dy i botës në kategorinë gjysmë të rëndë Haxhi Krasniqi para publikut të Mynhenit, në Sallën “Ballhaus Forum” para 3.000 shikues shqiptar dhe gjerman ka fituar meçin kundër polakut Dariusz Sek, duke mbrojtur titujt që i ka në pronësi, ‘WBA Continental’ e ‘WBO International’.

Ai ka fituar sfidën duke hapur rrugën në luftën për titullin e kampionit të botës në WBA, ku pritet të ndeshet me Jurgen Brahmer.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article