Hakohen të gjitha SIM kartelat nga Gemalto

Spiunët nga SHBA-ja dhe Britania kanë hakuar krijuesin më të mëdh të SIM kartave në botë, duke arritur kështu të monitorojnë thirrjet, tekstet dhe e-mail adresat e miliarda përdoruesve telefonik në botë. Sulmi supozohet se ka ndodhur në kompaninë Gemalto, e cila prodhon kartela bankare,...

1625 2

Spiunët nga SHBA-ja dhe Britania kanë hakuar krijuesin më të mëdh të SIM kartave në botë, duke arritur kështu të monitorojnë thirrjet, tekstet dhe e-mail adresat e miliarda përdoruesve telefonik në botë.

Sulmi supozohet se ka ndodhur në kompaninë Gemalto, e cila prodhon kartela bankare, pasaporta biometrike dhe dy miliardë SIM karta për çdo vit. “Ne nuk mund të verifikojmë asgjë në këto faza të hershme të publikimit të të dhënave dhe nuk kemi qenë të vetëdijshëm për sulmin deri tani,” shkroi Gemalto në një deklaratë, transmeton itshqip.com.

Disa analistë argumentuan se nëse një kompani që është e ndërgjegjshme në sigurinë e konsumatorëve si Gemalto është hakuar, atëherë e njëjta gjë ka ndodhur edhe me të gjitha kompanitë e tjera të ngjashme.(ITshqip)

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article