Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) ka identifikuar Korenë Veriore si burim i sulmit të fundit në Sony Pictures Entertainment pas analizimit të softuerit të përdorur për sulm, tha Michael Rogers, drejtori admiral i NSA-së.
Duke folur në një konferencë për sigurinë kanadeze, Rogers shpjegoi që zbulimi ishte pjesë e përpjekjeve të agjencisë për të zhvilluar një softuer kundër sulmeve kibernetike.
“Më në fund kemi arritur të njohim mënyrën e sulmit që është përdorur kundër Sony-it,” tha Rogers, transmeton itshqip.com. “Që nga momenti kur virusi ishte dërguar nga Koreja Veriore deri në zyrat qendrore të Sony-it në Kaliforni, virusi kaloi në katër linja apo zona të ndryshme komanduese në ndërtesat në SHBA.”
Rrjeti i kompanisë Sony ishte sulmuar nga hakerët në muajin Nëntor, kur kompania përgatitje për të lëshuar filmin “The Interview,” një komedi që si temë ka atentatin ndaj liderit korean Kim Jong Un. Më pas, sulmi u shoqërua me lëshime online të filmave të pa publikuar si dhe e-mail adresa që turpëruan ekzekutivët dhe personalitetet e Hollivudit.
Rogers tha që sulmet kibernetike janë kërcënime ndryshe nga ato fizike që prej udhëtimit të tyre përtej kufijve gjeografikë, transmeton itshqip.com. Ai gjithashtu shtoi se kërcënimet kibernetike janë duke zbehur linjat ndërmjet sektorit privat dhe publik, nganjëherë duke nxitur edhe partneritete të reja të papritura.(ITshqip)
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Related
Facebook prezantoi panelin e ri të njoftimeve i cili mund të shërbejë edhe si aplikacion kalendarik
Ditën e parë të javës që kemi hyrë, rrjeti social Facebook solli lajme të reja për përdoruesit. Një qënder e…
Related
Twitter zbuloi Brand Hub, një tjetër armë e fuqishme për brendet dhe reklamuesit
Me lidershipin e ri, një epokë e re duket se ka filluar me rrjetin social Twitter. Pas promovimit në pozitën…
Related
Google fillon shpërndarjen e Android Lollipop (5.0)
Google ka njoftuar se versioni i saj i fundit i sistemit operativ Android Lollipop (5.0) ka filluar të shpërndahet në…
Related
Si gjeneron Apple iPhone më shumë të ardhura se të gjithë smartfonët e tjerë së bashku?
Apple zotëron 90 % të fitimit në industrinë mobile ndërsa pjesa tjetër i takon kompanisë koreane Samsung. Përkushtimi i kompanisë…