Gjermania i paraqet kushte Serbisë për Kosovën

Gjermania ende nuk ka vendosur në do ta japë dritën e gjelbër që Serbia të fillojë hapjen e kapitullit të parë të negociatave me BE-në në dhjetor, e sipas sinjaleve jozyrtare nga Berlini janë të pakta gjasat që kjo të ndodhë para qershorit të vitit...

1441 0

Gjermania ende nuk ka vendosur në do ta japë dritën e gjelbër që Serbia të fillojë hapjen e kapitullit të parë të negociatave me BE-në në dhjetor, e sipas sinjaleve jozyrtare nga Berlini janë të pakta gjasat që kjo të ndodhë para qershorit të vitit 2015.

Siç merr vesh gazeta “Novosti“, përcjell Koha.net, këtë e ka konfirmuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Beograd Heinz Wilhelm i cili ka thënë se për Berlinin çelësi për hapjen e kapitujve për negociata është zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit.

Edhe shefja serbe e negociatave me BE-në, Tanja Mishçeviq, ka thënë se Gjermania është i vetmi vend që nuk ka thënë po për hapjen e kapitujve të parë, ndër të cilët për të, duhet të jetë edhe kapitulli 35 për Kosovën

Vendimi përfundimtar gjerman mund të dihet pas mbarimit të vizitës të zëvendëskancelarit e ministrit gjerman të Ekonomisë, Zigmar Gabriel në Beograd.

Gjermania veç kësaj, këmbëngul në zbulimin dhe në zënien e aktorëve që ia vunë flakën ambasadës gjermane në Beograd pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article