Furrtarët nga Hasi “pushtojnë” Ballkanin dhe Europën

Banorët nga rajoni i Hasit në kufirin Kosovë- Shqipëri po i shpërndajnë aftësitë e tyre në prodhim buke në mbarë rajonin, në Hungari dhe përtej. Pëllumb Peka ka në pronësi një nga tre furrat e bukës në këtë komunitet me ish- minatorë, i populluar nga...

379 0

Banorët nga rajoni i Hasit në kufirin Kosovë- Shqipëri po i shpërndajnë aftësitë e tyre në prodhim buke në mbarë rajonin, në Hungari dhe përtej.

Pëllumb Peka ka në pronësi një nga tre furrat e bukës në këtë komunitet me ish- minatorë, i populluar nga 8 mijë njerëz, ku thuajse të gjithë e prodhojnë bukën në shtëpi.

Së fundmi, ai lëshon certifikata për aftësi në këtë fushë për vendasit që kërkojnë punë në BE.

Vetëm në Hungari, hasjanët, një rajon me rreth 70 fshatra rreth malit Pashtrik- që ndahet mes Kosovës dhe Shqipërisë- kanë hapur qindra peksegs- ose ndryshe furra buke.

“Një vërshim i vërtetë,” thotë Besim Muhadri, një shkrimtar lokal.

Shumica janë nga pjesa kosovare, por të paktën 100 njerëz nga Shqipëria kanë kërkuar punë bashkë me ta.

Furrtari, pastiçieri dhe argjendari janë figura stereotipike në ish- Jugosllavi.

Por jo çdo shqiptar e njeh këtë zanat.

Kjo traditë në Has daton që në kohën e otomanëve, kur banorët kërkonin punë si ekmekcis në qytetet e tjera, sipas Afërdita Onuzit, një etnologe në Tiranë.

“Duhet një aftësi e tillë në trazimin e brumit të bukës, që duket se vetëm hasjanët e kanë,” thotë Sokol Cahani, që ka një furrë buke në kryeqytetin shqiptar.

“Kam parë të tjerë ta bëjnë këtë gjë, por nuk janë edhe aq të aftë,” thotë ai.

Tradita thuajse u zhduk në Shqipëri gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, pasi ekonomia e centralizuar nuk krijonte hapësira për zanate të tilla, të mbështetur tek tradita, dhe banorët punonin në miniera apo ferma.

Cahani vetë thotë se ka qenë minator, por iu përgjigj thirrjes së të të parëve në mesin e viteve ’90, duke mësuar tregtinë nga kushërinjtë nga Kosova, që kanë një furrë buke në Ludbreg, në Kroaci.

Shumë kosovarë nisën që të punonin në furrat e bukës së shtetit dhe më pas u vendosën në Serbi, kur Jugosllavia komuniste lehtësoi kontrollin mbi biznesin e vogël.

Në vitet ’80 nisën të shkojnë në Bosnje, Kroaci dhe Slloveni.

… Sipas të përjavshmes hungareze “Heti Valasz”, shqiptarët kanë në pronësi 400 nga 1400 furrat e bukës në mbarë vendin.

Shumica janë hasjanë.

*Marrë me shkurtime nga Balkan Insight

 

Furrat e bukës të hasjanëve në Ballkan

Kroaci- mbi 200 furra

Serbi- 200

Maqedoni- 50

Shqipëri- 30

Mali i Zi- 70- 80

Bosnje- mbi 100

Slloveni- 100

Hungari- 400

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article