Festivali Folklorik i Gjirokastrës, Hasi interpreton i Bashkuar

Ishte nata e tretë e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës, ku u paraqitën me punimet e tyre grupet nga Qarku i Kukësit. Në këtë Qark përfshihen, Rrethi i Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Grupi nga Qarku i Kukësit pati rreth 60 perfaqësues, prej të cilëve 48 valltarë...

2029 1

Ishte nata e tretë e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës, ku u paraqitën me punimet e tyre grupet nga Qarku i Kukësit. Në këtë Qark përfshihen, Rrethi i Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Grupi nga Qarku i Kukësit pati rreth 60 perfaqësues, prej të cilëve 48 valltarë e instrumentistë, ndërsa të tjerët këngëtarë. Prej këtyre, 21 përfaqësues si, valltarë, këngetarë dhe istrumentist ishin nga krahina e Hasit. Veçantia e kësaj nate të festivalit ishte se Grupi i Hasit u përfaqësua ristas i plotë në hapsiren e vet gjeografike, duke u shtrirë edhe në Hasin e Kosovës.

 

Historia:

Territori i Hasit u nda padrejtësisht pas luftrave ballkanike ne fillim te shekullit XX.. Mu në lindje, Hasi i Shqiperise nëpërmjet vijës kufitare, kufizohet me Republikën e Kosovës, përkatësisht mund te themi me vetvetën. Mjafton të hedhësh një vështrim përtej malit të lashtë të pashtrikut dhe shikon gjysmen tjetër të krahinës së Hasit. Gjymtimi i territorit të Hasit gjatë shekullit XX nuk krijoi vetëm një izolim të paparë, por, më thellë akoma, një ndarje shpirtërore, kulturore dhe etnografike me vetvetën, ndarje e cila u përjetua jo me pak dhimbje.

Përfaqësimi:

Në hapësirën e Hasit të Kosovës, midis shumë shoqërive kulturore, për nga mënyra e organizimit, larmisë së punëve dhe përfaqësimin denjitoz, shquhet Shoqëria Kulturore Artistike “Malsori” e themeluar me 7 mars 1975 në Gjonaj, me drejtues, studiuesin Z. Haziz HODAJ. Kjo shoqëri ka marrë pjesë në shume festivale folklorike, ku mund të veçojmë: pjesmarrjen si përfaqësuese e kultures së Hasit dhe Shqiptarëve të Kosovës në Festivalin Ballkanik në Ohër, me 1983 dhe një here në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zagrep të Kroacisë me 1988. Ndërsa Hasi i Shqipërisë, që prej themelimit të Pallatit të Kulturës “Pjetër Bogdani” Krumë, përfaqësohet me grupin e vet artistik në çdo organizim kulturor, rajonal apo kombëtar, sot drejtohet nga artisti Hysen DIDA.

Pas vitet 90”, kontaktet mes ty pjesëve të Hasit u shtuan, kësisoj edhe bashkëpunimet në fushën e kultures filluan të marrin forma reale, aq sa, tashme mund të themi se kemi një Has të njësuar, të paktën në mënyren e përfaqësimit kulturor, si brenda trojeve shqipfolëse ashtu edhe jashtë saj.

Gjirokastër 2009:

Në fillim në skenë u paraqiten rapsodët e famshëm Dida, Çela dhe Kovaçi, pa të cilët nuk imagjinohet dot folklori jonë si frymëzim i nje letërsie të lashtë popullore. Ato u duatrokitën disa here nga të pranishmit të cilët, u rrënqethën nga kënga me titull: “Veç Bashkimi është forca e Kombit”,në këtë rapsodi bëhej fjalë për unifikimin kombëtar në ide, si fuqi kryesore për të mirën e vet kombit. Një prezantim të veçantë pati interpretuesi me bishnicë, Zog Sheta. Ai la mbresa tek juria dhe të pranishmit, me origjianalitetin që tejçoi nga ekzekutimi i melodive baritore tipike të krahinës së Hasit.

Befasimi më pas na vjen nga treshja Hasjane e cila interpretoi me mjeshtëri një kërcim karakteristik të burrave të Hasit, që me emocionin maksimal e krijues popullor e kërcyen Ramadan Totaj, Dylber Geca, dhe Luan Sadria. Madhështia e këtij kërcimi të shtang, aq, sa kujton se në skenë po lëvizin tre majat e Pashtrikut.

Në prezantimin e rradhës hyjnë më elegancë grupi i vajzave të Hasit, ku përveç hijeshisë së portretit, të bën përshtypje veshja me Kollan. Studiuesit e Folklorit dhe Artit Popullor e kanë cilësuar këtë veshje bashkë me xhubletën si dy veshjet me unikale për nga lashtësia dhe larmia e simboleve e ngjyrave që mbart. Vajzat interpretuan një valle karakteristike si dhe një pjësë nga “Larja e pëlhurës” ku u shoqëruan me kavall nga Besnik Osmangecaj.

Para se t’i linin skenën Hasjanët, kanë përshëndetur me kengën: “Mymleqeti në kam asht çue” e interpretuar nga këngëtarët Hamit Kastrati dhe Përparim Brati që zërin e tyre e dëgjojnë me ëndje edhe në Kosovë, ky interpretim i ka dhënë zjarr këngës me motive të shprehjes së revoltës ndaj pushtuesve Turq.

Vlersimi:

Në natën e fundit të Festivalit emocionet shtoheshin edhe me tepër, sepse juria do të vendoste për çmimet. Grupi Folklorik “Hasi”, në përfaqësimin që bëri në Festivalin Folklorik Gjirokastër 2009 nuk doli duarbosh. Por, në kategorinë: “Çmime për individë” u vlersua me çmimin e pare në interpretimin me bishnicë (aerofone), me artistin Zog SHETA.

Përfaqësimi i grupit foklorik HASIsi një njësi e vetme kulturore e etnografike, (edhe pse në dy shtete), transmeton një mesazh të madh e nje madhështi që Hasit i ka për Hije.

Histori interesante gjendet këtu  Në vitin 1908, Prizreni pa asnjë turk – Shkupi me shumicë shqiptare

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article