Dasma e Bozhos nga Zveqani, shkakton kaos në veri të Mitrovicës
📑 Table of Contents ▾
Të shtëna armësh dhe bllokadë totale të komunikacionit për rreth 15 minuta ka ndodhur të shtunën rreth mesditës në qendër të veriut të Mitrovicës nga ana e grupit të ashtuquajtur ‘Delije’, ndërsa policia nuk ka qenë në gjendje ta zgjidhë këtë kaos.
Protagonist i tërë kësaj situate ka qenë Branisllav Todoroviq-Bozho nga Zveqani, i njohur si prijës i grupit ‘Delije’ në veri (tifozë të klubit Crvena Zvezda nga Beogradi), i cili është martuar sot, raporton Kosovapress.
“Dasmorët kanë ndalur automjetet e tyre duke bllokuar të tërën rrugën ‘Kral Petar’ në qendër të qytetit, ndërsa shumë prej tyre kanë dalë nga automjetet dhe kanë shtënë me armë në ajër përreth 15 minuta”, kanë thënë burimet.
Burimet më tej kanë shtuar se një polic i Kosovës që ndodhej afër vendngjarjes me inicialet N.S. (emri i të cilit është i njohur për redaksinë) ka provuar të ndërhyjë për të qetësuar situatën, por është kërcënuar me jetë, dhe është tërhequr menjëherë.
Mësohet po ashtu se polici në fjalë ka ftuar kolegët nga stacioni i veriut për ndihmë dhe asistim, por askush nuk i është përgjigjur thirrjes së tij.
KosovaPress-i, ka provuar të kontaktojë me përgjegjësit e policisë në veri të Mitrovicës, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Related
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…
Related
Sofra e poezisë: Dervish Salihu
DERVISH SALIHU Hej dynja dynja e shkretë Hej dynja dynja e shkretë Për mymyn koke igjet Si t’ia baj…
Related
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974…
Related
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Tradita e hasjanëve…
Related Stories
Lajme
Thaçi: Urime Krishtlindja për shumë mot
Zv.kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka uruar të gjithë bashkëatdhetarët e krishterë të…
Ballina
”Katarina Josipi” – shoqëria më aktive në Kosovë
Kjo shoqëri e Zymit u themelua para plot 42 vjetëve. Ajo me sukses është prezentuar edhe me rite…
Lajme
22 shqiptarë po luftojnë me jetën në anijen që po digjet afër Vlorës (Video)
Pasagjerë në bordin e një trageti për transport makinash dhe njerëzish, mes të cilëve edhe 22 shqiptarë, janë…