Asamblisti i Bashkimit Demokratik,Shani Berisha vlerëson se viti 2014-të në Komunën e Prizrenit është karakterizuar me keqqeverisje dhe afera korruptive.
“Komuna e Prizrenit edhe gjatë vitit 2014-të është udhëhequr na elementet e keqqeverisjes dhe korrupsionit”, thotë Berisha për “PrizrenPress”.

Ai thotë se Komuna e Prizrenit edhe gjatë këtij viti, është treguar jotransparent.
“Fjala transparencë nuk mund ta besojë se ekziston në punën e organeve të kësaj komune”.
Berisha thotë se Kuvendi i Prizrenit, ka marrë shumë vendime për interesa të grupeve të caktuar,por jo edhe për qytetarët.
“Vendimet që janë marrë kanë qenë të porositura dhe për interes të grupeve të caktuar”.
“Grupet e interesit ekonomik kanë ngulfatur zhvillimin e përgjithshëm të Komunës së Prizrenit”.
Asamblistët e Bashkimit Demokratik, Shani Berisha tregon se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në Asamblenë Komunale në Prizren.
“Kemi luajtur rolin e opozitës në mënyrë proaktive”.