Apple bën gati edhe iPhone 6 më të vogël?

Sipas një raporti të ri të publikuar nga MobileWorldLive thuhet se Apple është duke e përgatitur një model të ri të iPhone, që do të jetë më i vogël se dy modelet ekzistuese të iPhone 6. Nëse ndodhë kështu, atëherë iPhone 6 do të jetë...

2145 0

Sipas një raporti të ri të publikuar nga MobileWorldLive thuhet se Apple është duke e përgatitur një model të ri të iPhone, që do të jetë më i vogël se dy modelet ekzistuese të iPhone 6. Nëse ndodhë kështu, atëherë iPhone 6 do të jetë seria e vetme e iPhone që do ti ketë tri modele të ndryshme në treg.

Ndërkohë, MacWorld ka raportuar se iPhone 5S është duke u shitur mirë, pavarësisht faktit se iPhone 6 ka qenë në treg për disa muaj tashmë.

Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook me sa duket është duke u munduar që të krijojë modele të ndryshme të iPhone 6 që i përshtaten kostove dhe mundësive të ndryshme të përdoruesve të saj në tregjet në zhvillim.

Raporti thotë se versioni më i vogël i iPhone 6 do të vijë me ekranin me diagonalen prej 4”, sensorin e sigurisë me gisht TouchID dhe teknologjinë e pagesave NFC, për të ofruar disa nga karakteristikat e reja kryesore për përdoruesit e saj.

Koha e lansimit të iPhone 6 me ekranin 4” pritet të jetë pranvera e vitit të ardhshëm, kur thuhet se do të vijë edhe iPad Air Plus.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article