Derisa prodhuesit shtyhen se cili do të jetë i pari që do ta ketë versionin e fundit të Android 5.0, Lollipop, Google me sa duket ia ka dhënë këtë ekskluzivitet modelit të lirë telefonit nga Motorola, Moto G.
Sipas Ars Technica thuhet se Moto G prej sot do të pajiset me përditësimin OTA të Android 5.0, edhe pse Motorola para pak kohësh e kishte pajisur telefonin e saj me 4.4.4 KitKat.
Motorola njihet si prodhues i cili nuk preferon të krijojë ndërfaqe të re për telefonat e saj që i bazon në Android, dhe në vend të saj e aplikon ndërfaqen origjinale të Android, dhe kjo gjë mbase ka bërë që të jetë e para në listë për tu pajisur me Android 5.0.