ALMOOC ofron kurse online – falas për shqiptarët

Real Visualz L.L.C. në SHBA në bashkëpunim me Platformën EDUonGO në Prishtinë paraqesin ofertën almooc.com për shqiptarët, duke u dhënë mundësinë të gjithëve të ndjekin kurse online në matematikë, fizikë, gjuhë angleze dhe programim. Projekti Almooc i dedikuar ekskluzivisht audiencës shqiptare bazohet në konceptin parimor...

2961 0

Real Visualz L.L.C. në SHBA në bashkëpunim me Platformën EDUonGO në Prishtinë paraqesin ofertën almooc.com për shqiptarët, duke u dhënë mundësinë të gjithëve të ndjekin kurse online në matematikë, fizikë, gjuhë angleze dhe programim.

Projekti Almooc i dedikuar ekskluzivisht audiencës shqiptare bazohet në konceptin parimor të MOOC-Masive Open Online Courses, që do të thotë kurse online me pjesëmarrje të pakufizuar dhe qasje të hapur nëpërmjet webit.

MOOC si koncept i ri është provuar të funksionojë si metodë e re e arsimimit të të rinjve, e cila padyshim ka sjellë risi në arsimim, jo vetëm në SHBA, por edhe në kolegjet evropiane, të cilët në parim preferojnë stafin pedagogjik, profesorët, asistentët me qëllim nxitjen e edukimit. Kjo metodë e mësimit në distancë përdoret nga universitetet më prestigjoze të botës, siç janë Masachusets Institute of Technology, Harvard, Yale etj.

Projekti Almooc synon të shtrihet në trojet shqip-folëse që të arrijë të njëjtat objektiva qe ka MOOC.

E vërteta është se një formë e tillë e promovimit dhe avancimit të edukimit nuk është aplikuar deri me sot në trojet shqiptare, ndaj dhe vështirësitë janë evidente dhe të shumta, por jo pa zgjidhje. Faktet flasin që në një hark kohor një-vjeçar që kur u lansua si projekt paketa EDUonGo e deri sot komuniteti shqiptar i studentëve, nxënësve, të interesuarve në fushën e mësimit të gjuhës angleze, matematikës, fizikës dhe programimit ka arritur në 10.000 sish.

MOOC-u Shqiptar me të drejtë synon të ofrojë arsimim cilësor, gjithmonë falas për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, por objektiv parësor mbetet orientimi drejt këtij arsimimi cilësor dhe përafrimi i leksioneve të ofruara në përputhje me planprogramet mësimore si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë. Aktualisht MOOC-u shqiptar përfshin një gamë jo shumë të gjerë të kurseve, respektivisht të lëndëve mësimore. Ofrohen kurse të gjuhës angleze, matematikës, fizikës dhe programit, por pritet që së shpejti numri i lëndëve të shtohet. Kjo padyshim do të rrisë interesimin për të ndjekur këto lëndë shtesë mësimore.

Që paketa ALMOOC është e kompletuar dhe atraktive për audiencën shqiptare dëshmon jo vetëm pjesëmarrja e kënaqshme, por edhe përfshirja e elementeve kompleksë në leksionet që ofrohen. Përtej regjistrimit të video-seancave të para, studentëve apo nxënësve ju jepet mundësia të testojnë edhe njohuritë e tyre përmes kuizeve që ofrohen si dhe detyrave specifike që shtrohen për zgjidhje. Gjithashtu, kjo paketë falas ofron edhe bashkëbisedimet në grup të të interesuarve që ndjekin këto kurse në të ashtëquajturën Course Launge Area, një linjë e dedikuar për pjesmarrësit/ndjekësit e një kursi të caktuar. Nuk mungojnë aspak edhe seancat live ku profesori/instruktori komunikon drejtpërdrejt me studentin/nxënësin në një ambient virtual të përbashkët.

Duke qenë që ky projekt është falas me të drejtë mbartë në vete elementin e fisnikërisë, por është një ndihmesë e madhe në rrafshin financiar, sepse sot për të gjithë nxënësit e studentët e trojeve shqiptare kjo barrierë tashmë i përket të kaluarës. Më të drejtë sot mund të thuhet që pritshmëritë janë të mëdha që ky projekt do të ketë shtrirje edhe më të gjerë, por priten edhe surpriza të tjera për të cilat shqiptarët kudo që janë pavarësisht moshës dhe profesionit që kanë do të përfitojnë në marrjen e njohurive të reja.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article