Serbët në veri festojnë lirimin e Sheshelit
📑 Table of Contents ▾
Dhjetëra automjete me simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë parakaluar mbrëmë gjatë natës nëpër rrugët kryesore të veriut të Mitrovicës, duke festuar kështu lirimin nga Haga të Vojisllav Sheshel dhe ardhjen e tij pas gati 12 vitesh në Serbi.
Ata kanë bartur flamuj të shtetit të Serbisë, të SRS-së, pastaj fotografi të Sheshelit, ndërsa nuk kanë munguar as këngët çetnike kundër shqiptarëve.
Përdorimi i sirenave të automjeteve dhe zhurma e krijuar për rreth një orë në veri të këtij qyteti ka shqetësuar tej mase banorët shqiptarë dhe ata jo serbë të kësaj pjese.
Ata kanë thënë për Kosovapress se janë të vendosur të qëndrojnë në pronat e tyre në veri të qytetit pavarësisht provokimeve, por kanë kërkuar më shumë mbështetje të institucioneve të vendit, e para së gjithash siguri.
Ndryshe, Vojisllav Sheshel, i cili është arrestuar për krimet e luftës në Kosovë, pas 12 vitesh në paraburgim është liruar përkohësisht të mërkurën nga Tribunali i Hagës, pas vërtetimit për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore.
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Strong Match
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…
Strong Match
Tradita e hasjanëve për bukë - Video
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit, nuk ka ndërruar as recetën…
Related
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974…
Related
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Tradita e hasjanëve…
Related Stories
Ballina
Furrtarët nga Hasi “pushtojnë” Ballkanin dhe Europën
Banorët nga rajoni i Hasit në kufirin Kosovë- Shqipëri po i shpërndajnë aftësitë e tyre në prodhim buke…
Ballina
Shkolla fillore e mesme e ulët zë vendin e parë ne Garat Komunale në Prizren
Sod me datën 04.06.2015 nxënësit e Shkolles fillore të mesme të ulët “Pjetër Budi” Lugishtë Has, në garat e diturisë,…
Ballina
Brenda ISIS-it, gazetari i parë që lejohet të vizitojë terroristët
Gazetari i parë perëndimor që Shteti Islamik e ka lejuar të futet në territorin e kontrolluar nga terroristët…