Në detaje: Laptopi Surface Book është kompjuteri i parë ndërtuar nga Microsoft
📑 Table of Contents ▾
Këtë nuk e prisnim aspak. Pas disa vitesh indiferencë ndaj entuziastëve të kompjuterave, Microsoft prezantoi sot një laptop Surface ultra-premium quajtur ndryshe: Surface Book.
Tabletët Surface ishte produktet e para që sollën eksperiencat 2n1 (laptop-tablet) po që gjithnjë në qendër të vëmendjes së tyre ishin ekranet me prekje. Por laptopi me ekran 13.5 inç Surface Book sjell gjithë potencialin e kompjuterave tradicionalë dhe Windows 10-tës.

Shefi i divizionit të paisjeve pranë Microsoft tha: “Po sikur tua bëjmë laptopëve të njëjtën gjë që u bëmë tabletëve? Kemi ndërtuar laptopin ideal. Kemi ndërtuar Surface Book.”
Pavarsisht se shfaqet si një laptop, edhe Surface Book është 2n1 ku ekrani mund të shkëputet nga bordi kryesor. Por bordi kryesor i Surface Book nuk është vetëm tastierë siç ndodh me tabletët Surface Pro por një harduer i mirëfilltë kompjuterik. Paneli ku ekrani bashkëngjitet me bordin ngjason me një muskul i cili tkurret dhe zgjerohet.

Surface Book fuqizohet nga gjenerata e gjashtë e proçesorëve Skylake Intel Core i7. Ka një hardisk deri 1 TB dhe 16 GB RAM. Bordi përmban një kartë grafike Nvidia tepër të fuqishme e aftë të përpunojë grafika intensive edhe me aplikacionet më të etura për fuqi si Adobe Premiere Pro

Panos Panay u shpreh se Surface Book ofron dyfishin e asaj që jep MacBook Pro për nga aspekti i performancës. Vazhdimisht përsëriste se Surface Book është laptopi 13 inç më i fuqishëm ndërtuar ndonjëherë. Dhe pavarsisht fuqisë kompjuterike ofron deri në 12 orë jetëgjatësi baterie.

Ekrani i Surface Book ka të integruar po të njëjtën teknologji që bart Surface Pro 4. Ekrani 13.5 inç përmban 6 milion piksela me dendësi prej 267 për çdo inç.
Përveç katës grafike Nvidia, bordi përmban edhe dy porta USB 3.0 dhe një portë për kartat microSD.
Porositë e para të Surface Book fillojnë më 7 Tetor me çmim që starton nga 1500 dollar. Laptopi del në shitje më 26 Tetor së bashku me Surface Pro 4.
Nje lajm tjeter gjindet ketu Surface book shet…
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Related
Facebook prezantoi panelin e ri të njoftimeve i cili mund të shërbejë edhe si aplikacion kalendarik
Ditën e parë të javës që kemi hyrë, rrjeti social Facebook solli lajme të reja për përdoruesit. Një qënder e…
Related
Twitter zbuloi Brand Hub, një tjetër armë e fuqishme për brendet dhe reklamuesit
Me lidershipin e ri, një epokë e re duket se ka filluar me rrjetin social Twitter. Pas promovimit në pozitën…
Related
Maska LED që ju lë të buzëqeshni përmes ndotjes(Foto)
Janë mijëra arsye për ta vendosur një maskë. Në Kinë dhe disa pjesë të Azis Juglindore, ata përdorin shpesh mjete…
Related
Përdorimi i touchscreen modifikon trurin
Truri i njeriut modifikohet në mënyrë të përditshme nga përdorimi i smartphoneve dhe tabletave, në mënyrë te veçante për shkak…
[…] Nje lajm tejeter gjindet ketu […]