Limoni është një agjent aromatik dhe aleat i vlefshëm i bukurisë, karakterizuar nga vlera te panumërta.
Limoni është sekreti i bukurisë me kosto të ulët:
Për të pastruar lëkurën
Lëngu i limonit ndihmon në pastrimin e pikave të zeza dhe zhdukjen e njollave në lëkurë. Priteni një limon në mes dhe një nga gjysmat, fërkojeni në fytyrë për 5 minuta. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.
Për të unifikuar ngjyrën e fytyrës
Shenjat nga aknet ose njollat e errëta në fytyrë janë tepër të bezdisshme. Lëngu i limonit jo vetëm ndihmon në zbehjen e shenjave por edhe kontribuon në shërimin më të shpejtë të saj duke depërtuar nën lëkurë. Lyejeni fytyrën me një pambuk me lëng limoni pak para se ta shpëlani atë.
Për të zbardhur thonjtë
Kombinoni tre lugë vaj ulliri dhe një lugë lëng limoni, këshillon Anabel. Lyeni thonjtë me këtë përzierje. Limoni do të pastrojë dhe zbardhë thonjtë ndërsa vaji i ullirit do të hidratojë kutikulat.
Për të çelur ngjyrën e flokëve
Lëngu i limonit në flokë, gjatë ekspozimit në diell mund të ndihmojë në çeljen e ngjyrës. Përzieni pak ujë me lëng limoni në një shishe me spërkatës dhe qëndroni për rreth një orë në diell. Mos harroni kremin mbrojtës.
Për të zbutur bërrylat e thatë
Përzieni pak sodë buke me lëng limoni derisa të formohet një pastë. Fërkojeni atë në bërryla për të larguar qelizat e vdekura dhe për t’i zbutur ato. Shpëlajeni me ujë me limon dhe vendosni pak vaj ulliri për t’i mbajtur të hidratuar bërrylat
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Related
Zgjidhje për të ndaluar kollën
Nëse kolla është e shkaktuar nga një inflamacion i faringut ose laringut, idealja për të ndaluar kollën është duke bërë…
Related
Tri receta për një lëkurë të përsosur: maska kundër puçrrave!
Lëkura në sezonet vijuese është më e prirur që të ketë probleme të vogla, për shkak të ftohtit, erës, ndryshimit…
Related
Feeding against cellulite
Cellulite can be caused by a poor nutrition and fiber rich in carbohydrate and lipids. Have gone to balanced nutrition.…
Related
The Beauty Benefits of Meditation
How five minutes of "me time" relieves stress and does wonders for your appearance, too. Stress has become a constant…
Related
Gjashtë teknika të çuditshme për qerpikë të përsosur
Shumicës së femrave nuk u pëlqen t’i ndajnë sekret e tyre të bukurisë me të tjerat. Por këto teknika për…
Related
Dëshironi t’i pëlqeni? Femrat joshen nga meshkujt që adhurojnë qentë
Pamja dhe financat nuk janë të vetmet gjëra që i joshin femrat, përparësi kanë meshkujt që kanë karakter shtëpiakë. Çdo…