Kërkohet kryeministër konsensual
📑 Table of Contents ▾
Lutfi Haziri i LDK-së, Enver Hoxhaj i PDK-së apo Blerim Shala i AAK-së mund ta përjetojnë të qenit kryeministër i Kosovës. Këtë mundësi e kanë edhe disa nënkryetarë të tjerë të këtyre subjekteve.
Këta dhe disa emra të tjerë janë të përfolur si emra për kryeministër konsensual në një qeveri gjithëpërfshirëse dhe transitore që do ta nxirrte vendin nga kriza dhe do të mundësonte që zgjedhjet e parakohshme të mos mbahen në dimër por në një stinë më të ngrohtë vitin e ardhshëm.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e ka mbështetjen e një pjese të partisë së tij LDK dhe pranueshmërinë nga PDK-ja e Hashim Thaçit, por ka mungesë të mbështetjes ndërkombëtare.
Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka mbështetje të faktorit ndërkombëtar por i mungon ajo nga partitë politike.
Një personalitet tjetër që ka mbështetje ndërkombëtare dhe pranueshmëri nga PDK-ja është nënkryetari i AAK-së Blerim Shala, por ai nuk e ka mbështetjen e partisë së tij, kanë bërë të ditur burime të gazetës.
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk pritet që t`i rezistojë planit për një qeveri transitore, por të njëjtën nuk do ta bëjnë as liderët e LDK-së dhe AAK-së për shkak të limiteve të afërta kohore.
Burime të gazetës kanë shpjeguar se qeveria transitore do ta miratonte buxhetin, do të kujdesej për kalimin e reformës kushtetuese që do të mundësojë krijimin e Gjykatës Speciale si dhe do të angazhohet në dialog me Serbinë për të arritur edhe tri marrëveshje jetike për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Strong Match
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…
Strong Match
Tradita e hasjanëve për bukë - Video
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit, nuk ka ndërruar as recetën…
Related
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974…
Related
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Tradita e hasjanëve…
Related Stories
Ballina
Përfundoi festivali tradicional “ Hasi jehon 2015”
Mbrëmë ka rënë perdja e edicionit të 26-të të festivalit tradicional folkorik “ Hasi jehon”. Ky festival që…
Ballina
Vallet në Has (vallet lirike të punës)
Vallet e kësaj krahine marrin përparësi, sepse, duke pasur një shtrat të njësuar, bëjnë jetë artistike folklorike brenda…
Lajme
Dasma e Bozhos nga Zveqani, shkakton kaos në veri të Mitrovicës
Të shtëna armësh dhe bllokadë totale të komunikacionit për rreth 15 minuta ka ndodhur të shtunën rreth mesditës…