Fiton drejtësia, CAS i jep 3 pikët Shqipërisë
📑 Table of Contents ▾
Drejtësi më në fund për Shqipërinë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i dha Shqipërisë 3 pikët në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë duke bërë drejtësi për ngjarjet e Beogradit. Cas publikoi në orët e para të kësaj të premte vendimin duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Shqipërisë e duke rrëzuar njëkohsisht vendimet e mëparshme të Komisionit të Disiplinës dhe atij të Apelit të Uefa-s, që I kishin dhënë fitoren kombëtares serbe. Një fitore në tavolinë që pothuajse i jep sigurinë e vendit në play-off kombëtares shqiptare por e vendos tashmë në garë dhe për për vendin e dytë apo dhe atë të parë, që të kualifikon direkt për në fazën e finale të Euro 2016. Prej më shumë se 8 muajsh, Shqipëria qëndronte në dyert e gjykatave sportive, por vendimi I Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv është më në fund drejtësia e munguar, e cila vonoi por nuk harroi. Shqipëria mori në Lozanë, atë që meritonte të merret që më 14 tetor në Beograd, ku dhuna dhe koret raciste të tifozerisë serbe kishin bërë të pamundur zhvillimin e një ndeshje, e cila duhej të ishte thjesht një sfidë futbolli.
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Strong Match
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…
Related
Sofra e poezisë: Dervish Salihu
DERVISH SALIHU Hej dynja dynja e shkretë Hej dynja dynja e shkretë Për mymyn koke igjet Si t’ia baj…
Related
Presidentja ne teqe te Sheh Besimi Rahovec(foto)
Per ta pare foton e MADHE kliko te fotoja e dyt nje her Lexo edhe kete artikull ketu …
Related
Tradita e hasjanëve për bukë - Video
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit, nuk ka ndërruar as recetën…
Related Stories
Ballina
Hands-on with the Samsung Galaxy Note 4 and Note Edge
What is a niche? For Samsung, it’s about inventing a new product category and then heavily marketing it…
Ballina
Xiaomi shet 720 mijë telefona Mi, për 12 orë
Xiaomi është një markë në rritje në tregun botëror të telefonave të mençur mobil, i cili së fundmi…
Ballina
Pritet të fillojë seanca
Pas pak minutash pritet të fillojë seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e prokurores Drita Hajdari për caktim…