BallinaMagazina

Edhe një bashkëpunim i De Niros me seksi Lawrencen

Aktori i famshëm Robert De Niro është në bisedime për t’iu bashkuar grupit të aktorëve në filmin “Joy”.
Nëse bisedimet përfundojnë me sukses, atëherë do të rikthehet bashkëpunimi i De Niros me Jennifer Lawrencen, që më parë punuan së bashku në “Silver Linings Playbook” dhe “American Hustle”.

Lawrence kishte konfirmuar pjesëmarrjen në “Joy” kohë më parë pasi që kishte marrë ofertën nga regjisori David O Russell.

Filmi është biografi e Joy Manganos, krijuesit të “Miracle Mop”, dhe De Niro do të luajë rolin e babait të Manganos.

“Joy” do të nisë filmimet në shkurt dhe do të lansohet më 25 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Back to top button