Sigal Prishtina më në fund shijoi edhe humbjen. Pas një serie të gjatë të fitoreve, Bardhekaltërit sonte u mposhtën nga skuadra e Kozuvit me rezultat, 93-78, në kuadër të Ligës Ballkanike.
Vendasit e nisën më mirë çerekun e parë të cilin edhe e përfunduan me dy pikë epërsi(22-20), mirëpo edhe përkundër 16 pikëve të Dardan Berishës, pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me nëntë pikë në të mirë të Kozuvit, 42-33.
Në çerekun e tretë prishtinasit u kthjellën pak dhe filluan të luajnë lojë më të mirë, teksa Berisha me pikët e tij arriti ta shkrinte epërsinë e vendasve vetëm në gjashtë pikë, mirëpo pastaj i lëshoi koncentrimi dhe me gabimet e shumta në gjuajtje, i dhanë mundësi kundërshtarit që ta ngrit përsëri epërsinë në 11 pikë, 69-58, në fund të kësaj periode.
Çereku i katërt ishte një vulë që Sigal Prishtina nuk ishte sonte në elementin e vet, pasi bënë një mori gabimesh në gjuajtje, humbën topa dhe shkaktuan shumë faula. Kozuvi e shfrytëzoi këtë krizë në lojën e prishtinasve dhe e mbyllën ndeshjen me një fitore bindëse prej 15 pikësh epërsi, 93-78.
Dardan Berisha ishte më efikasi në këtë takim me 34 pikë dhe 7 asistime, teksa Edin Bavcic shtoi 19 pikë e 15 kërcime. Kozuvi në anën tjetër luajti lojë shumë ekipore, e këtë më së miri e tregon fakti se gjashtë lojtarë të tyre shënuan pikë dyshifrore, por më i dalluari ishte Drashko Albijanic me 16.
Prishtina vazhdon ta mbajë pozitën e parë në Grupin B të Ligës Ballkanike me 7 pikë, një më shumë se Kozuvi që gjendet në pozitën e dytë, mirëpo me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Strong Match
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…
Strong Match
Shiko Tv Shqip Online - Radio Hasi Thate
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko ketu Tv Rtv 21 ktv…
Related
Tradita e hasjanëve për bukë - Video
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit, nuk ka ndërruar as recetën…
Related
Nata e Kadrit muslimanët e presin me agjërim dhe lutje
Besimtarët musliman në Has dhe në të gjithë botën kremtojnë sot "Natën e Kadrit". Në fenë Islame "Nata e Kadrit"…