Arrestohet Fitim Lladrovci i dyshuar për terrorizëm
📑 Table of Contents ▾
Arrestimi i Lladrovcit ka ndodhur sot, gjatë mesditës, pas një bastisje në pronën e tij
Njësiti Antiterror i Policisë së Kosovës ka arrestuar Fitim Lladrovcin, i dyshuar për pjesëmarrje në grupe terroriste.
Arrestimi i Lladrovcit ka ndodhur sot, gjatë mesditës, pas një bastisje në pronën e tij.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë e Kosovës Baki Kelani, ka thënë se ende nuk kanë informacione për një gjë të tillë.
Fitim Lladrovci, nga fshati Gllanasells i Drenasit, në dhjetor të vitit 2013, së bashku me Nexhdet Berishën kishte udhëtuar për në Turqi e pastaj nga aty kishte kaluar në Siri.
Lladrovci ishte rikthyer në Kosovë përmes aeroportit “Adem Jashari” po atë muaj. Në kthimin e tij ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që në shtëpinë e tij ishte gjetur një Zoll (raketë dore) me një maskë të shkruar në gjuhën arabe, mirëpo ishte liruar, pasi që është futur në procedurë të rregullt.
Që prej lirimit të tij, ai kishte vazhduar me propagandë, përmes së cilës bënte thirrje për përkrahje dhe bashkëngjitje në luftën e Sirisë përmes rrjetit social Facebook.
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Strong Match
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…
Related
Sofra e poezisë: Dervish Salihu
DERVISH SALIHU Hej dynja dynja e shkretë Hej dynja dynja e shkretë Për mymyn koke igjet Si t’ia baj…
Related
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974…
Related
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Tradita e hasjanëve…
Related Stories
Ballina
“Abetarja e Zymit” një dorëshkrim i lashtë me shumë vlerë
“Abetarja e Zymit” në dorëshkrim, gjetur në Prizren më 20 maj 1900 e dhuruar prof. Luigj Shala, e…
Ballina
Vritet Ivica Raiqiq në veri të Mitrovicës
Ivica Raiqiq, është vrarë me armë zjarri rreth orës 14 e 40 minuta në veri të Mitrovicës. Policia…
Ballina
Mbi 1000 furrtarë shqiptarë në Vojvodinë, Kosova s’u interesua kurrë për ta
Furra e bukës dhe piceria “Evropa” në Novi Sad ishte objekt sulmi pas incidentit në ndeshjen e futbollit…