Lëvizja Vetëvendosje ka uruar besimtarët shqiptarë dhe të tjerë të besimit të krishterë. Sipas kësaj Lëvizjeje Jezu Krishti e ka luftuar korrupsionin në kohën e tij duke ua prishur hesapet atyre që filluan ta shesin me para edhe besimin, shpirtin dhe parajsën për t’u pasuruar personalisht me pasurinë e njerëzve të varfër.
Ja urimi i VV-së
Lëvizja VETËVENDOSJE! i uron të gjithë besimtarët shqiptarë, dhe të tjerë, të besimit të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen!
Shqiptarët ndër shekuj, ashtu si edhe sot, i kanë respektuar dhe i kanë përgëzuar besimet dhe religjionet e bashkëkombasve të tyre, edhe mes periudhave tepër të vështira, edhe mes kohëve të errëta për ta. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për ta kujtuar dhe aktualizuar mësimin dhe projektin universal moral e shoqëror të Krishtit, e më së shumti aty ku padrejtësia është më e madhe.
Krishti e luftoi pa kompromis korruptimin shpirtëror e material të elitave të shtirura dhe pushtetit politik që në emër të popullit e vjedh popullin.
Krishti me ndërhyrjen e tij organizative ia prishi hesapet atyre që filluan ta shesin me para edhe besimin, shpirtin dhe parajsën për t’u pasuruar personalisht me pasurinë e njerëzve të varfër.
Ai nuk u ndal as kur protektorati ndërkombëtar romak i Pont Pilatit doli në anën e matrapazëve për hir të stabilitetit politik.
Krishtit i dha të drejtë Zoti, historia dhe njerëzimi, kurse qelipirxhinjtë përfunduan në librin e turpit.
Ta luftosh padrejtësinë kushdo që je dhe kudo që je, me moral e qartësi, me organizim e vendosmëri – kjo është porosia universale e Krishtit.
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Strong Match
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974…
Strong Match
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Tradita e hasjanëve…
Strong Match
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…
Related
Shiko Tv Shqip Online - Radio Hasi Thate
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko ketu Tv Rtv 21 ktv…