Tri receta për një lëkurë të përsosur: maska kundër puçrrave!

Lëkura në sezonet vijuese është më e prirur që të ketë probleme të vogla, për shkak të ftohtit, erës, ndryshimit të temperaturave. Anila Mirdita BioNatural Shop www.facebook.com/BioNaturalShop Këtu janë tri receta të thjeshta për të përgatitur maska natyrale të përgatitura në shtëpi, që të mos...

1031 0

Lëkura në sezonet vijuese është më e prirur që të ketë probleme të vogla, për shkak të ftohtit, erës, ndryshimit të temperaturave.

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Këtu janë tri receta të thjeshta për të përgatitur maska natyrale të përgatitura në shtëpi, që të mos mbetet asnjë shenjë në fytyrë dhe lëkura të jetë super e lëmuar!

Maskë me mollë dhe limon
Qëroni një mollë dhe shtoni lëngun e gjysmë limoni, shtoni një lugë (çaji) sheqer dhe përhapeni maskën në fytyrën tuaj, lëreni të veprojë për të paktën 10 minuta.

Maskë Aloe Vera
Aloe vera gel ka qenë gjithmonë një aleat i mirë në kujdesin e lëkurës. Përzieni në një tas 10 gram gel aloe vera, 10 gram mjaltë, derisa të formohet një masë kremoze për ta vendosur në fytyrë. Kur maska të jetë tharë, pastrojeni me ujë të ftohtë.

Çaji i gjelbër…akull!
Përgatitni një filxhan çaj të gjelbër, më pas vendoseni në kutinë e frigoriferit ku bëhen kubat e akullit.
Kaloni një kub akulli mbi puçrrat dy ose tri herë në ditë

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article