Zv.kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka uruar të gjithë bashkëatdhetarët e krishterë të të komunitetit katolik, ortodoks dhe atij protestant, festën e Krishtlindjes.
Ja postimi i plotë i Thaçit:
Të gjithë bashkëatdhetarëve të krishterë, të komunitetit katolik, ortodoks dhe atij protestant ua uroj festën e Krishtlindjeve me lutjen më të mirë për paqe, lumturi dhe begati në familjet tuaja.
Po ashtu, urime të veçanta për të gjithë qytetarët e institucioneve ndërkombëtare që punojnë dhe shërbejnë në Kosovë.
Festa e Krishtlindjeve është ngjarje e rëndësishme për tërë komunitetin e krishterë kudo në botë dhe na bën që të kujtojmë me respekt rëndësinë e vlerave universale shpirtërore, humane dhe kulturore mbi dymijëvjeçare.
Urime për shumë mot!
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…
Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…