Splin Rinor

Këtë mall thesar(rininë) qe e ka Kosova, nuk e ka askush Evropë. Lufta për jetë me dinjitet është bërë e vështirë per të gjithë, e posaçërisht per të rinjtë. Diku, po bahet gati një shekull , poeti i ri “i mjerimit”- Migjeni i jepte zemër...

1639 0

Këtë mall thesar(rininë) qe e ka Kosova, nuk e ka askush Evropë.
Lufta për jetë me dinjitet është bërë e vështirë per të gjithë, e posaçërisht per të rinjtë. Diku, po bahet gati një shekull , poeti i ri “i mjerimit”- Migjeni i jepte zemër rinise, e thërriste qe të i’a “thotë këngës që di”, po mjerisht as atëherë ,e as sot rinia nuk u lejua kurrë ta shpreh vrullin rinor.

Atë, çdo sistem e lavdëron me afinitet te rrejshëm .Rinia kurrë nuk e mori atë që e meritoi, vendin adekuat në shoqëri edhe pse ka energji kinetike te mjaftueshme për ta gjallëruar e lëvizur çdo aktivitet të rëndësishëm në përditshmërinë tonë.Ky thesar i shtrenjtë ka pronar të keq.As familja, as shoqëria e as shteti nuk po e kryejnë detyrimin që e kanë për rininë.S’ka trajtim serioz, së pari nga familja e pastaj përbythet nga shoqëria në shumë sfera të jetës; e shteti vetëm me fjalë s’bën asgjë për të, s’ka askund asnjë projekt te mirëfilltë për problemet e të rinjve(sot); ata nuk janë të përfaqësuar në mënyrë proporcionale në jetën shoqërore, në jetën ekonomike , në jetën politike ,çka do të thotë se mosha optimale e tyre nuk është përfshirë sa duhet e si duhet në rrjedhat e zhvillimit të shoqërisë sonë,sepse këtë mall thesar (rininë), që e ka Kosova nuk e ka asnjë vend në Evropë.

A po dimë t’i ruajmë këto vlera kaq të mëdha të këtij produkti, a po dimë t’i shfrytëzojmë këto vlera për të mirën e vendit. Jo.Sepse këtë punë ja kemi lënë stihisë, e stihia s’është e mirë se i ka valët që djegin; e kemi lënë rininë tonë të çakërdiset ,të hutohet për te mos ditur kah të ja mbaj; e kemi lënë pas dore,e kemi përbuzur ,e kemi anashkaluar në të gjitha lëmitë e jetës.Malli, pasuria që nuk ruhet të del(të rrëshqet ) nga dora ,të humb e s’mund e zë mo, s’kthehet.

A e meriton rinia jonë në çdo sistem me qenë me “bisht të lagur “.Kah po na shkon mosha e bardhë,kah po shkon hovi rinor ,kah,ku ? A jemi duke e ditur pse po ndodh splini rinor,sepse asaj po i mungojnë gjërat elementare per jete ,sepse për të gjithçka është bërë mollë e ndalueme ! Sepse e kryen shkollën s’ka punë ,e kryen fakultetin s’ka punë, magjistron s’ka punë.Dihet se në sektorin shoqëror , punë ka vetëm me nepotizëm (për pushtetarët ), kurse në sektorin privat (që nuk kontrollohet prej shtetit ), ata qe punësohen maltretohen me metoda të ndryshme që si rrokë kalemi?…Ata po sfiliten, po përshkardhen shumë nga punëdhënësit privat.

Tani shtrohet pyetja, pse të rinjtë (kryesishtë) sot po ja kthejnë shpindën Kosovës,po largohen, po ikin ,mjerisht s’po kanë punë,s’po kanë para ,s’po kanë mbështetje, janë të injoruar , janë të tëhujsuar ,pra po shohin se nuk kanë kurrfarë ardhmërie .Cicëroni thotë” Ubi bene,ubi patria”(ku e kam mire, aty e kam atdheun).Mbase kështu po mendojnë edhe të rinjtë tanë ; e po ja mësyejnë lumit Leta (një degë e lumit të xhehenemit),po ja mësyjnë lumit Tisa.. Suboticës … për të dalë në perëndim (botë e ëndrrave të parajsës për ta).Kurrë.

Rini, e di që s’kam mundur t’i paraqes të gjitha brengat tuaja dhe s’kam mundur t’i shtjellojë të gjitha problemet që të mundojnë dhe të proekupojnë,si problemi i rekreacionit ,i argëtimit, i kulturës ,pastaj çështja e rëndë e drogës e prostitucionit dhe e trafikimit me njerëz te cilat janë shumë shokuese për ty. Me lejo pakëz ta bëjmë shpalimin e kujtesës; dikur jo moti ,si i shpërtheje kordonët e hekurta të milicisë së egër sërbe, si i kapërceje punktet, rrethimet,pritat …A te kujtohet kur përballeshe me protestat e qeta te cilat përgjakeshin më vonë;t’u desht të shtyheshe në automat për të shkuar ne shkollë, në univerzitet ;i tregove gjithë botës se më nuk durohet shtypja mizore që e rëndonte Kosovën.

Pra, ti deshe Kosovën, ti luftove dhe e mbojte Kosovën,ti u flijove për Kosovën në të cilën “u derdh gjak me okë” siç thoshte urtaku i Kosovës Tahir Berisha. E tash ku po e le Kosovën tende! Rini e nderuar,mos ja kthe shpinën kësaj martireje e cila ka shumë nevojë për ju, ajo për motë e jetë s’mund të qëndrojë pa ju, s’mund të frymojë pa ju…Kuptohet se me te drejtë je e indinjuar ,po hiqe këtë zemëratë sepse do ta mundim edhe armikun e tashëm-varfërinë. Rini, me zemer të fortë Dardane,aman të gjynjëzohem,të lutem shumë, rri këtu ne gji të atdheut, po të përbej pash sytë e ballit tënd të ndritur.
MOS SHKONI!
MOS U LARGONI!
NGA KOSOVA!
sepse e keqja më e madhe e vendit tonë është ikja e rinisë jashtë. Faji s’është juaji. Jazëk për fajtorin!

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article