Në Pallatin e Kongreseve sonte do të mbahet nata e parë Festivalit të 53-të të Këngës në RTSH. Në këtë mbrëmje do të përfromojnë 13 këngëtarë ndërsa hapjen solemne do e bëjë Enver Petrovci.
Ndërsa, në mbrëmjen e dytë do të përformojnë 13 këngëtarë të tjerë, ndër ta edhe grupi Aurora nga Kosova.
Këngët që do këndohen për dy net rreshtë do të votohen më pas në natën e tretë me 28 dhjetor. Këtë vit do të ketë, pas çdo nate të festivalit, edhe Post Festival ku do të diskutohen të gjitha detajet e eventit nga kritikë, gazetarë dhe pjesëmarrës.