Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti, ka mbledhur sportistët dhe përfaqësuesit e skuadrave të kryeqytetit, në ambientet e kuvendit komunal.
Mbledhja është duke u mbajtur në këto momente, dhe në të po diskutohet rreth zhvillimit dhe mbështetjes së sportit dhe sportistëve të kryeqytetit, nga ana e komunës.
Sipas asaj që mëson Indeksonline, sportistët janë duke i adresuar të parit të Prishtinës shumë kërkesa, që kanë të bëjnë me ndërtimin e fushave të reja, palestrave dhe gjithçka që ka të bëjë me ambientet sportive, po ashtu është folur edhe për Pallatin e Rinisë.