Ish- presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu mori pjesë sot në 25 vjetorin e themelimit të kësaj partie.
Sejdiu me rastin e këtij përvjetori theksoi se LDK-ja është një trashëgimi e veçantë të cilën na e ka lënë ish-presidenti Ibrahim Rugova.
“Vizioni i tij asnjëherë nuk plaket. Presidenti Rugova mbetet guri themeltar në projektimin dhe zhvillimin e idesë për liri, pavarësi dhe demokraci të Kosovës”, tha Sejdiu.
“Do të doja që kryeministri Mustafa ta realizojë atë që e ka thanë para qytetarëve të vendit, ta kthejë flamurin e Dardanisë që është simbol i Lidhjes Demokratike dhe trashegimi e veçantë që na e ka lanë presidenti Rugova apo ta bëjë himn të Kosovës, hmnin “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”, ka thënë ai.