Samsung Galaxy S6 do të jetë i ndërtuar nga metali

Samsung ka postuar në llogarinë zyrtare të kompanisë në Instagram një foto që shfaq pamjen e telefonit Galaxy S6. Telefoni është paraqitur në profil duke zbuluar një dizajn të hollë të ngjashëm me videot e publikuara disa ditë më parë nga kompania. Prapavija e kësaj...

1209 0

Samsung ka postuar në llogarinë zyrtare të kompanisë në Instagram një foto që shfaq pamjen e telefonit Galaxy S6. Telefoni është paraqitur në profil duke zbuluar një dizajn të hollë të ngjashëm me videot e publikuara disa ditë më parë nga kompania.

Prapavija e kësaj foto ka një pamje sikur metali, që sipas burimeve të ndryshme, konfirmon se Samsung i ka dëgjuar konsumatorët që vazhdimisht shprehnin pakënaqësi për trupin plastik tek pajisjet e kompanisë.

Samsung Galaxy S6 pritet të prezantohet më 1 Mars në Barcelonë së bashku me modelin Galaxy S Edge. Në të njëjtën datë, HTC do të sjell gjithashtu ‘përbindëshat’ One M9 dhe One Max 2.(ITshqip)

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article