Është fillimi i muajit Muharrem dhe dervishët, që këtë e konsiderojnë të shenjtë, nisin agjërimin. I përkushtohen Zotit, e për dhjetë ditë nuk hanë asgjë që nuk është pjellë e tokës. Kësisoj respektohet e përkujtohet Beteja e Qerbelasë.
Kështu bëjnë edhe dervishët e tarikatit Saadi. Në Gjakovë, shtëpia e tyre thirret Teqeja e Madhe. Aq fort janë të lidhur me të, sa e kanë në be. Kur gjakovarët për diçka thonë: “Pasha Teqenë e Madhe”, ajo ashtu duhet të jetë. Ndryshe s’bën, shkruan sot Koha Ditore.
Musa Sheh Shehu është postmbajtës në Teqenë Autoqefale Ballkanike në Gjakovë – Prizren. Ajo është teqeja më e vjetër në Kosovë. Musa Shehu është me lidhje gjaku pasardhës i Sheh Sylejman Axhiza Baba, që i hyri i pari rrugës së saadive. Për krejt Rumelinë, ai ishte përhapësi i tarikatit. Tek ai, pra në shekullin XVI, kthehet Musa Shehu kur tregon historinë e familjes dhe të monumentit. E monumentale në kompleksin e sotëm të Teqesë së Madhe është semehanja ku kryhen ritualet. Në anën e djathtë të saj është tyrbja, që grumbullon burrat që shërbyen si shehë gjatë gjithë historisë së teqesë. Me ta lidhen edhe legjenda. Teqeja u ndërtua krahas Xhamisë së Hadumit dhe bashkë përbëjnë bërthamën e qytetit të Gjakovës.
“I vogli para Zotit”
I ulur në një kolltuk të ulët, në një dhomë jo fort të madhe, Musa Sheh Shehu është modest, ani pse murin në prapavijë e ka plot mirënjohje e diploma. Në tavolinën e mbushur me qirinj, rri edhe libri të cilin ai e ka shkruar për gjenealogjinë e familjes. Një pjesë të saj e rrëfen shkurtimisht.
“Rrjedhim nga familja e Bushatlinjëve të Shkodrës, e vezirëve të Bushatit që kanë udhëhequr me Shqipërinë shekuj me radhë”, thotë Shehu. Rrëfimi nis te i pari që i hyri rrugës së tarikatit.
“I pari jonë, Sylejman Axhiz Baba, u lind në vitin 1537, ndërsa ka kaluar në 1652. Pra ka jetuar 115 vjet. Axhiz e mori emrin pasi që i hyri rrugës së tarikatit dhe ka kuptimin ‘i vogël para Zotit’”, thotë Shehu.
E si i ri Sylejmani kishte shkuar në Turqi e Siri për edukim
Furra “Kameri” në Bujanoc, simbol i traditës dhe respektit për 45 vjet (foto)
[…] Nje lajm tjeter gjindet ketu […]