Rita Ora vazhdon të joshë vëmendjen e mediave dhe fansave me çdo veshje të saj.
Në një paraqitje të fundit në publik këngëtarja britanike me origjinë shqiptare ka vendosur të kombinojë ngjyrat e flamurit shqiptar.
Dhe, si në çdo paraqitje të saj, ajo shkëlqeu edhe kësaj here.
Rita në këtë paraqitje ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj Ricky Hilfiger.
Kujtojmë se e kuqja është një prej të preferuarave të Ritës, e cila vazhdimisht sjell kombinime të kësaj ngjyre.