Raport: Modeli i ri i iPhone me ekranin 3D?

A mund të ndodhë që Apple tashmë është duke punuar në një funksion të ri dhe të rëndësishëm për modelin e ardhshëm të iPhone? Nëse i besojmë një raporti të ri medial që vjen nga Kina, atëherë përgjigja është “po”. Sipas një raporti të publikuar...

1625 0

A mund të ndodhë që Apple tashmë është duke punuar në një funksion të ri dhe të rëndësishëm për modelin e ardhshëm të iPhone? Nëse i besojmë një raporti të ri medial që vjen nga Kina, atëherë përgjigja është “po”.

Sipas një raporti të publikuar sot nga UDN, Apple iPhone 6s (dhe me sa duket edhe iPhone 6s Plus) do të vijnë me funksionin e ri inovativ të shikimit të ekranit 3D – tre dimensional, pa syza. Dhe siç thuhet, ky tipar do të jetë pika kryesore e shitjes së këtyre modeleve të reja të iPhone-ëve të ardhshëm.

Raporti shton se Apple është duke punuar në ekran e ri, i cili nuk mbështetet nga teknologjia aktuale e ekranit “në-qelizë” që përdoret në modelet e tanishme të iPhone.

Apple mori një patentë në shtator, që mbështet përdorimin e hologrameve në një ekran të iPhone, duke përdorur funksionin e njohur si multi-touch. Imazhet do të shfaqet në 3D, dhe të njëjtat do të mund të shikohen me sy të lire, pa syza.

Nëse ju kujtohet, edhe më herët ka pasur modele të telefonave me të njëjtat ambicie. Në fakt, ishte HTC EVO 3D që në verën e vitit 2011 mundësonte shikimin e fotografive në 3D pa syze, në ekranin prej 4.3 inç.

Më pas, një hap të njëjtë e ndërmorri edhe LG, me modelin LG Thrill 4G. Por, pas kritikave të shumta për kokëdhimbje dhe hamendje, këto modele të telefonave nuk kishin edhe aq sukses. Mbase dhe Apple do ti ketë parasysh këto mangësi që sjell shikimi i ekraneve 3D pa syza.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article