Rama: Me njohjen e Kosovës, Serbia çlirohet nga barra e rëndë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se nuk ka asnjë problem të rikthehet në Serbi. Në konferencën për shtyp pas kthimit nga Beogradi, Rama tha se vizita shërbeu për të shkrirë akujt mes dy vendeve dhe koha do ta tregojë këtë. Kreu i qeverisë...

1199 0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se nuk ka asnjë problem të rikthehet në Serbi. Në konferencën për shtyp pas kthimit nga Beogradi, Rama tha se vizita shërbeu për të shkrirë akujt mes dy vendeve dhe koha do ta tregojë këtë.

Kreu i qeverisë sqaroi se darka me Vuçiçin u kërkua nga pala shqiptare për të firmosur marrëveshje me përmbajtje dhe jo vetëm në letër.

“Shkuam në Beograd me dorën e shtrirë të miqësisë edhe pse rruga për tu bërë miq të vërtetë është shumë më e gjatë se ajo që u bë për këto dy ditë. U thye një akullnajë”, tha Rama.

“Nuk duam as më shumë e as më pak se atë që na takon nga të tjerët”, nënvizoi Rama, duke falënderuar shqiptarët e Luginës së Preshevës por dhe shqiptarët e Kosovës për pritjen që i bënë pas kthimit nga Serbia.

“Serbia, sa më shpejt ta njeh Kosovën aq më mirë do të çlirohet nga një barrë e rëndë që nuk dinë ku ta çojnë, por në mënyrë të habitshme përpiqen t’ia lënë të tjerëve”, tha Rama.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article