Janë bërë pothuajse një muaj që kur deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan formimin e Qeverisë Mustafa 1, por kompletimi i dikastereve qeveritare me zv/ministra ende nuk ka ndodhur.
E kjo zvarritje sipas njohësve të çështjeve politike, po ndodh për shkak të presionit të madh brenda strukturave të partive në pushtet për t’i sistemuar njerëzit e tyre në qeveri, shkruan “Tribuna”.
Sipas tyre, në Kosovë është krijuar një traditë që nëse një parti vije në pushtet, atëherë një pjesë e konsiderueshme e anëtarësisë së saj akomodohen nëpër ministri.
Artan Muhaxhiri konsideron se Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi janë të obliguar që të bëjnë një balance në momentin e përzgjedhjes së zv/ministrave.
“Pushteti po konsiderohet si një mundësi pune për të gjithë, prandaj ka shumë kërkesa ndaj të dy liderëve të cilat nuk mund të plotësohen. Andaj këta dy liderë synojnë të bëjnë balance dhe të krijojnë një baraspeshim në mes kërkesave të individëve dhe mundësive institucionale”, ka thënë Muhaxhiri.
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Strong Match
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974…
Strong Match
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Tradita e hasjanëve…
Strong Match
Shiko Tv Shqip Online - Radio Hasi Thate
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko ketu Tv Rtv 21 ktv…
Strong Match
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…