Pritet të fillojë seanca

Pas pak minutash pritet të fillojë seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e prokurores Drita Hajdari për caktim të paraburgimit për serbin Graviq Slobodan. Gavriçit sot pritet t’i caktohet masa e paraburgimit Gavriç Slobodan (46) i arrestuar të enjten mbrëma në lagjen “Arbëria” në Prishtinë...

1868 0

Pas pak minutash pritet të fillojë seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e prokurores Drita Hajdari për caktim të paraburgimit për serbin Graviq Slobodan.

Gavriçit sot pritet t’i caktohet masa e paraburgimit

Gavriç Slobodan (46) i arrestuar të enjten mbrëma në lagjen “Arbëria” në Prishtinë për posedim të mbi 12 kilogramëve eksploziv, sot do të dal para gjykatës ku pritet t’i caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

Gavriçit fillimisht iu caktua masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa prokuroria sot pritet t’i kërkoj gjykatës që ta caktoj masën e paraburgimit për të.

Hasi i Thate dje kishte sjellë detaje ekskluzive të planit që kishte përgatitur serbi i dyshuar për akt terrorist.

“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të enjten ka urdhëruar ndalimin policor për 48 orë ndaj personit S.G., shtetas i Republikës së Serbisë, për shkak të dyshimit se ky person ka kryer veprën penale: “Përgatitja e veprës terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 144 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Rasti është në fazën fillestare të hetimeve nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale, i cili do t’i kërkoj gjykatës që ta caktoj masën e paraburgimit për të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Në veturën e personit të dyshuar është gjetur mbi 12 kg eksploziv, që dyshohet se ka qenë e planifikuar të përdoret për kryerjen e aktiviteteve terroriste.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article