Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, dhe përfaqësuesit e shteteve të Quint-it pritet që gjatë javës së ardhshme të shtojnë presion mbi partinë e Hashim Thaçit në lidhje me konstituimin e sa më të shpejtë të Kuvendit të Kosovës, duke mos lejuar vazhdimin e bllokadës institucionale.
Ndërkohë në PDK janë optimistë se java që vjen do të shënojë arritjen e një marrëveshjeje politike në mes liderëve partiakë, me ç’rast do të zhbllokohet kriza institucionale.
E para e shtetit u ka dërguar tashmë “selam” liderëve të partive politike që t’i japin fund procesit të stërzgjatur të formimit të institucioneve të reja.
