Kujt ia ka frikën më së shumti Putini

Prej rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia gjatë tërë këtyre viteve nuk ka ofruar asnjë alternativë ndaj elitave sunduese të saj. As Jelcinin e tani as Putinin askush nuk e sfidon seriozisht, me përjashtim të disa rebelëve të rastësishëm që dalin herë pas herë nga kalaja...

1006 0

Prej rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia gjatë tërë këtyre viteve nuk ka ofruar asnjë alternativë ndaj elitave sunduese të saj.
As Jelcinin e tani as Putinin askush nuk e sfidon seriozisht, me përjashtim të disa rebelëve të rastësishëm që dalin herë pas herë nga kalaja e pushtetit rus, Kremlin.

Edhe lideri aktual i pathyeshëm rus, Vladimir Putin nuk kishte arsye të frikësohet për shkak të opozitës së dobët.

As Boris nemcov, Mikhail Kasyanov e as Anatoly Çubajs e askush tjetër nuk ka arritur t’i afrohet aspak liderit aktual rus.

Sidoqoftë, tash duket se siç transmeton Indeksonline ka filluar të dal në horizont të skenës politike ruse personi për të cilin edhe në Rusi thuhet se ka mundësi që të “bëj diçka” apo më sakt zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 t’i bëj të paparashikueshme.

Ky pasardhës i mundshëm i Putinit quhet, Navalni – Aleksey Navalni

Putini jo zyrtarisht thuhet sa ka hedhur posht dorëzat, edhepse kohë më parë tha se ndryshim të pushtetit përmes zgjedhje nuk do të ketë, duke e mërzitur edhe tej Rusinë e trazuar.

“Ai është drita në fund të tunelit”, thotë për Navalnin, Stanislav Belkovski. Një nga politkologët më të njohur rus dhe autor i një prej librave për Putinin.

Navlani është person që i përshtatet politikës ruse, të definuar në periudhën transitore të Rusisë post-sovjetike.

Ai është një person ideal dhe karizamtik dhe i fuqishëm, që i përshtatet në përgjithësi shoqërisë ruse.

I ka 39 vjet, “biond dhe me dukje ariane”, që nënkupton se është e sigurt se është rus dhe i gjakut të pastër.

Është i arsimuar, avokat me profesion, i shkolluar në Yale dhe vjen prej një familje të mirë. Baba i tij, Anatoly ka qenë oficer në ushtrinë ruse, që siç transmeton Indeksonlinekjo është diçka që e bën edhe më të pranueshëm edhe nga pjesa patriotike ruso madhe.

Është shumë ambicioz dhe simpatik, por edhe mjaftueshëm cinik duke u sjellur si shumë mashkullor, diçka që i përgjigjet votuesve rusë: baba i dy fëmijëve dhe nuk është tërësisht pa vese. Ai ka dëshirë të pi, të mallkojë dhe të zihet, transmeton Indeksonline.

Ai mishëron titullin e filmit të tij të preferuar, “The Good, The Bad and The Ugly!” (I miri, i keqi dhe i shëmtuari)

Sa i përket qëndrimeve politike, ai është i orientuar nga perëndimi, ndonëse është mjaftueshëm rus që të mos e meritoj epitetin “shërbyes i perëndimit”.

P.sh. ai hapur thotë se Krimeja, gadishulli ukrainas i aneksuar nga pushteti i Putinit gjatë verës është ruse, ndërsa hapur i bën thirrje Shtëpisë së Bardhë që të forcojë sanksionet kundër zyrtarëve të Kremlinit që janë të afërt me presidentin aktual rus.

Aleksey Navalny momentalisht është në arrest shtëpiak, me radar të lidhur për këmbe.

Në kushte të tilla ai mundohet ta luftojë gjykatat e Putinit që e sulmojnë rregullisht.
Ai akuzohet për manipulime dhe vjedhje në industrinë e drurit, “Kirovles” ku ka punuar si avokat, ndonëse ishte liruar pak para zgjedhjeve për kryetar të Moskës, pozitë për të cilen kishte garuar.

Vendimi për lirimin e tij Putin e kishte marrë për shkak se e kishte pranuar kërkesën e kandidatit të tij të preferuar për kryetar të Moskës, Sergej Sobjanin i cili ka dëshiruar që të fitoj pa e pasur kundërkandidatin në burg, transmeton Indeksonline.

Navalni kishte dal i dyti duke fituar 27 % të votave shumë më shumë se sa kandidatët e rregullt opozitar në Rusi.

Tani Navalni dhe vëllai i tij, Oleg përballen me proces gjyqësor disa vjeçar me akuzën se kanë manipuluar punësimet në degën moskovite të kompanisë së njohur franceze të kozmetikës, “Yves Rocher”.
Këtu tani varet në tërësi edhe e ardhmja politike e Navalnit, a do arrij ta sfidojë Kremlinin seriozisht apo do shkatërrohet si Mikhail Khordovkovski, dikur kundërshtar serioz i Putinit.

Navalni është pak a shumë apokaliptik pasi pengesa kryesore për ndryshim nuk është Putini, por fakti që qytetari i rëndomt rus nuk beson se Rusia ka të ardhme.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article