Kosova edhe zyrtarisht shënon 7 vjetorin e saj me Kushtetutë
📑 Table of Contents ▾
Kosovë, urime Dita e Kushtetutës!
Dita e Kushtetutës është më e rëndësishmja pas asaj të Pavarësisë. Kushtetuta te populli shqiptar asnjëherë nuk është konceptuar vetëm si një akt më i lartë juridik dhe politik, asht siç konceptohet në shkencën e të drejtës kushtetuese. Përveç kësaj, Kushtetuta te populli shqiptarë ka një domethënie shumë më të gjerë, sepse përmes saj janë pasqyruar përpjekjet shekullore për krijimin e shtetit. Ideja për kushtetutë, në Republikën e Kosovës, i ka rrënjët thellë në përpjekjet e përgjakshme të popullit tonë të përvuajtur për të krijuar shtetin. Përpjekjet e tilla janë konkretizuar në demonstratat e vitit 1968 dhe 1981, në kuadër të të cilave përpos artikulimit politik për zgjedhjen e statusit dhe mbrojtjes së identitetit kombëtarë, na kanë shoqëruar edhe brohoritjet për Kushtetutë. Kushtetuta e Kosovës na bënë të ndihemi krenar me shtrirjen e saj në tërë territorin e vendit. Ne gjithashtu kemi dëshmuar që institucionet tona kanë bërë gjithnjë punën e saj në zbatimin dhe implementimin e sistemit ligjor. Kushtetuta e Kosovës është një akt politik për ta ndërtuar një shtet të drejtë dhe demokratik. Kushtetuta e shpallur shtatë vite më parë, ka kurorëzuar pavarësinë dhe jep një përgjegjësi ndaj institucioneve në zbatim të saj. Liria dhe pavarësia janë fjalët më të mëdha që u përdorën shumë me sakrifica të mëdha dhe kontribute të larta. Nuk duhet të harrojmë të gjithë ata që dhanë jetën dhe u flijuan për këtë ditë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës është nënshkruar nga njerëzit të cilët ia duan vendit të mirën, në prani të shumë ndërkombëtarëve dhe qytetarëve të vendit. Urojmë që kjo ditë le të jetë një shpresë më e madhe në strukturat euroatlantike. Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Strong Match
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…
Strong Match
Shiko Tv Shqip Online - Radio Hasi Thate
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko ketu Tv Rtv 21 ktv…
Related
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974…
Related
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Tradita e hasjanëve…