Ditën e parë të javës që kemi hyrë, rrjeti social Facebook solli lajme të reja për përdoruesit. Një qënder e ridizenjuar e njoftimeve po vjen përmes aplikacionit Android dhe iOS të Facebook.
Rrjeti social në një postim në blog tha se përdoruesit kishin kërkuar një seksion të veçantë ku mund të ruanin dhe shikoni kurdo informacione të rëndësishme në një vend të vetëm.
Në ditët në vijim Facebook do të përditësojë aplikacionin në Android dhe iOS dhe në panelin përkatës të njoftimeve krahas lajmërimeve të zakonshme të rrjetit social do të vini re informacione të tjera shtesë të tilla si:
– Informacione rreth miqve si datëlindjet dhe evenimentet e tyre të rëndësishme
– Rezultate sportive, përkujtues për shfaqet televizive
– Evenimente që jeni bërë pjesë e tyre dhe pritet të organizohen në ditët në vijim
Facebook po ofron dhe më shumë liri për përdoruesit të cilët kanë mundësi edhe të përshtatin informacion sipas preferencave. Paneli i ri i njoftimeve funksionon përmes një filozofie të re kategorish të cilat Facebook po i quan “Cards”. Në fund të panelit gjendet një opsion kur mund të përzgjidhni dhe të shtoni kategori të ndryshme sipas pëlqimeve vetjake. Madje mund të përshtasni edhe ato ekzistueset. Deri në 15 kategoria mund të bëhen pjesë e panelit të njoftimeve.
Informacione shtesë gjithashtu janë të disponueshme. Këto lloj informacionesh janë të bazuara në vendodhjen tuaj prandaj është e rëndësishme aktivizimi i pozicionimit global në celular. Disa lloje informacionesh të tilla mund të përmendim:
– Lajmërime rreth organizimeve në komunitetit lokal me përkujtues nëse jeni bër pjesë e tyre si dhe lajme të rëndësishme lokale
– Parashikime të Motit dhe njoftime për ndonjë përkeqësim të kushteve atmosferike
– Filmat që shfaqen në teatrin afër jush me përkujtuesin përkatës
– Një listë informacionesh rreth restoranteve të ndryshme me lidhje që të drejtojnë tek faqet zyrtare në Facebook dhe vlerësimet e viztorëve potencialë.
Këto ndryshme që kemi përmendur më lart janë lajmëruar që në muajin Prill nga Facebook. Gjithashtu ekzistojnë spekulime për një asistent dixhital të rrjetit social quajtur “M”. Të tilla njoftime që po vinë në rrjetin social i kemi parë në asistentët dixhitalë si Cortana apo Google Now
Nje lajm tjeter gjindet ketu Twitter zbulon…
E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e makinave elektrike
[…] Nje lajm tjeter gjindet ketu Facebook zyrtarizon edhe nje.. […]