May 22, 2026 ☀️ 24° Tirana
𝐅 𝕏 in
Magazina

Blero arrin 1 milion, qesh me mediat që e akuzojnë për kopjim (Foto)

admin
📅 February 21, 2015 ⏱ 1 min read 👁 22 💬 0

📑 Table of Contents

Këngëtari i njohur, Blero, ka arritur në shifrën e një milion klikimeve për pesë ditë të këngës “5” në bashkëpunim me Shkurte Gashin. Por, këngëtari është përballur me një sërë akuzash me të cilat ka qeshur.

Blero ka publikuar katër ditë më parë këngën “5” në bashkpunim me Shkurte Gashin, një tjetër baladë e ndjeshme kjo.
Këngëtari ka shprehur kënaqësinë për këtë arritje të tij të radhës në Instagram.

Megjithatë, ai u ballafaqua me disa publikime në disa media, që e akuzuan për kopjim të një kënge të raelizuar nga hebrenjt.

Blero i kontaktuar nga Indeksonline rreth kësaj çështje nuk ka komentuar rreth këtyre raportimeve të mediave, e madje ka qeshur, duke thënë se duhet që ta shikojnë përshkrimin e videos, dhe do të binden se ai vet e ka pranuar se kënga është e bazuar, por jo e kopjuar.

Blero e solli “5” pas suksesit të këngës “NUN”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.