PËRUROHET OBJEKTI I SHTËPISË SË KULTURËS NË LUGISHTË TË HASIT

Me një solemnitet rasti, sot është përuruar objekti i shtëpisë së kulturës në Lugishtë të Hasit. Pjesë e këtij solemniteti ishin drejtuesit e komunës së Prizrenit, përfaqësues të klerit fetar dhe banorë të Lugishtës dhe fshatrave përreth. Pas prerjes së shiritit,në fjalën e tij të...

1304 1

Me një solemnitet rasti, sot është përuruar objekti i shtëpisë së kulturës në Lugishtë të Hasit. Pjesë e këtij solemniteti ishin drejtuesit e komunës së Prizrenit, përfaqësues të klerit fetar dhe banorë të Lugishtës dhe fshatrave përreth. Pas prerjes së shiritit,në fjalën e tij të rastit ka folur edhe kryetari Muja, i cili tha se ndjehet i lumtur që ky objekt madhështor do të iu dedikohet të rinjëve për të zhvilluar aktivitete të ndryshme aty, theksoi ai. Shtëpia e Kulturës në Lugishtë do të mbaj emrin e Shejh Salihut, për të cilin u tha në këtë solemnitet se ai është shquar me veprimtarinë e tij në shërbim të interesave kombëtare në kohët më të vështira në të cilën ndodhej atdheu. Në emër të Familjes së Shejh Salihut, foli djali i tij Shejh Xhemaliu,i cili falënderoi të gjithë ata që e realizuan këtë projekt dhe propozuan që ky objekt të bartë emrin e babait të tij. Objekti në fjalë do të shërbej për aktivitete të ndryshme kulturore në Lugishtë, ndërsa financimin e ka mundësuar komuna e Prizrenit në shumë prej 150 mijë eurove.Përkundër prerjes së shiritit,në këtë objekt ende nuk është vendosur inventari përcjellës. Për të gjithë të pranishmit u shfaq edhe një program i pasur artistik nga nxënësit e shkollës së këtij lokaliteti….

PËRUROHET OBJEKTI I SHTËPISË SË KULTURËS NË LUGISHTË TË HASIT

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article