Përdorimi i touchscreen modifikon trurin

Truri i njeriut modifikohet në mënyrë të përditshme nga përdorimi i smartphoneve dhe tabletave, në mënyrë te veçante për shkak të lëvizjes se shpejte dhe frekuente të gishtave. Me këtë përfundim ka dale një studim i Universitetit te Zurichut ne Zvicër, i cili ka analizuar...

1710 0

Truri i njeriut modifikohet në mënyrë të përditshme nga përdorimi i smartphoneve dhe tabletave, në mënyrë te veçante për shkak të lëvizjes se shpejte dhe frekuente të gishtave.
Me këtë përfundim ka dale një studim i Universitetit te Zurichut ne Zvicër, i cili ka analizuar ndikimin që ka në trurin e njeriut shkathtësia e lëvizjes se gishtave në touchscreenin e smartphoneve.

Në fakt çdo rajon dhe pjesë e trupit ka një zonë përgjegjëse në trurin e njeriut, me saktësisht në korteksin sensomotor të tij. Kështu për shembull, tek violinistet, kjo zonë është shumë më e gjërë se sa tek personat e tjerë.

Pikërisht këtë zonë e kanë studiuar edhe kërkuesit zvicerane në 37 persona, 26 prej të cilëve ishin përdorues të smartphoneve me touchscren dhe 11 ishin përdorues të celulareve të zakonshëm. Përmes encefalogramës, ata vunë re ndryshime të konsiderueshme kjo zonë në personat e të dy grupeve.

“Teknologjia digjitale qe përdorim ndikon dukshëm në përpunimin sensorial të trurit, madje në përmasa të pa imagjinueshme”, thotë një prej autoreve të kërkimit, Arko Ghosh.

Aktiviteti kortikal ndikohet nga frekuenca e përdorimit te iphoneve. Sa më shume përdoruesit te kishin kaluar ne përdorim smartphoe-t, aq me te dukshme ishin gjurmët ne tru, veçanërisht ne pjesën kortikale qe i korrespondonte asaj te gishtit te madh.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article